Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë se cilat ushqime duhet të shmangni para se të shkoni në plazh.
Ushqime të ftohta dhe pikante
Ushqimet pikante shkaktojnë acarim, gazra dhe fryrje të stomakut. Kjo është arsyeja pse është mirë të shmangni erëza të tilla si piper i zi, arrëmyshk, karafil, si dhe ushqime të tilla si djegës, qepë, hudhër, mustardë djegëse dhe salcë Barbecue dhe salcë domateje, para vajtjes në plazh.
Kripa
Është e këshillueshme që të zvogëloni ndjeshëm marrjen e kripës dhe natriumit. Kripa shkakton mbajtjen e lëngjeve duke rezultuar në ndjenjën dhe fryrjen më të madhe. Mos shtoni shumë ose aspak kripë në vaktet tuaja, konsumoni shumë ujë dhe qëndroni larg ushqimeve të pasura me natrium si arra, ushqime të ngrira, ushqime të thata, salca të gatshme dhe ushqime të konservuara.
Alkooli dhe pijet freskuese
Alkooli dhe pijet freskuese shkaktojnë acarim në zorrë, gjë që shkakton fryrje të pakëndshme. Preferoni të konsumoni lëngje, çaj jeshil të ftohtë dhe natyrisht shumë ujë.
Produktet e qumështit
Produktet e qumështit pavarësisht nëse jeni intolerantë ndaj laktozës shkaktojnë fryrje stomaku pasi treten me vështirësi. Shmangni qumështin, kosin dhe djathrat me shumë yndyrë që të ndiheni më të lehtë./albeu.com
Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej…
Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e…
Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.9…
Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para…
Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…
Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997. Por…