Ekranet petë, qofshin ato të një televizori smart, një laptop apo një celular i gjeneratës së fundit, janë shumë të ndjeshëm ndaj gërvishtjeve dhe thyerjeve gjatë pastrimit.
Mbrojtja e tyre varet jo vetëm nga sa shpesh apo si i pastrohen, por edhe nga lloji i produktit që përdorni.
None found
Kjo është arsyeja pse ne ju sugjerojmë një truk shumë efektiv për të pastruar dhe dezinfektuar ekranet elektronike në një mënyrë ekonomike, ekologjike dhe pa gërvishtje.
Për të përgatitur ilaçin, ne do të përdorim përbërës të cilët gjinden lehtë: ujë i distiluar dhe alkool izopropil.
Teknologjia përmirëson në mënyrë dramatike cilësinë e jetës sonë, por ekranet prej xhami të trashë dhe rezistentë janë një gjë e së kaluarës.
Televizorët modernë kanë ekrane shumë të hollë, ndërsa ekranet e kompjuterëve dhe celularëve të gjeneratës së fundit janë tepër të ndjeshëm ndaj prekjes.
Prandaj për të pastruar ekranet ju nevojitet ujë i distiluar, alkool izopropil dhe një leckë mikrofibër.
Në një enë të vogël të pajisur me një spërkatës, derdhni dy sasi të barabarta ujë të distiluar dhe alkool izopropil (për shembull, 20 ml alkool dhe 20 ml ujë të distiluar), më pas tundeni mirë që përbërësit të përzihen.
Pastruesi elektronik i ekranit është gati!
Për të pastruar ekranin e televizorit ose laptopit, ndiqni këto hapa të thjeshtë.
Fikni televizorin.
Lagni leckën me pastruesin e sapopërgatitur të bazuar në ujë të distiluar dhe alkool izopropil.
Fshijeni me leckë të gjithë ekranin e televizorit, gjithmonë nga poshtë lart, por pa ushtruar shumë presion.
Për të pastruar një ekran celular ose tablet, nuk keni nevojë të fikni pajisjet, por sigurohuni që të aplikoni një sasi më të vogël pastrues. Pastrimi i ekraneve të celularëve dhe tabletave duhet të jetë edhe më i shpeshtë, pasi ato barten dhe janë më të prirura ndaj grumbullimit të baktereve të ndryshme.
Flamurtari - LaçiLaçi ka fituar përballë Flamurtarit, në ndeshjen e luajtur në kuadër të një miqësoreje [...]Read More...
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka theksuar se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, me të…
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, ku…
Është konstatuar nivel i rritur i arsenit në ujin e pijshëm nga ujësjellësi i qytetit të Vallandovës, njoftoi Ndërmarrja Publike…
Një i moshuar deklaroi se ai ka dalë në protestë pasi pensioni që ai merr është vetëm 10 mijë lekë…