Trendi më i fundit i vajzave të reja për të zbukuruar pamjen duke ndërhyrë në pjesë të ndryshme të fytyrës apo trupi shpesh po i dëmton. Duke u joshur nga çmimet më të lira, vajzat zgjedhin t’i marrin këto shërbime nëpër parukeri apo ambiente të pacilësuara duke injektuar madje edhe produkte të paregjistruara.
“Tregu i estetikës ka dalë nga shinat. Lazeri apo injeksioni janë mjekësore ndaj duhet të kryhet nga një mjek .Çdo qendër estetike duhet të ketë një mjek të licensuar për këto shërbim. Ndërsa nuk dihet çfarë produktesh fusin në trup”, tha mjekja dermatologe Brunilda Bardhi.Shpesh kemi parë vajza me deformime në fytyrë apo dëmtime të tjera. Për këtë mjekët dermatologë profesionistë kërkojnë të ndërhyhet menjëherë.
“Ne kemi plot raste që vijnë për të riparuar dëmtimet që kanë pësuar. Mjekësia estetike duhet ofruar vetëm nga profesionistë”, tha mjekja Monika Fida.
Është zhvilluar në Tirane kongresi i dytë i Shoqatës së Dermatologjisë dhe Kozmetikës me pjesëmarrjen e mjekëve dermatologë nga vende të ndryshme të botës të cilët kanë diskutuara mbi metodat më të fundit në fushën e dermatologjisë./tch
Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza…
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti…
Çfarë do të thotë të lindësh, të rritesh dhe të jetosh nën një regjim komunist? Këtë e shpjegon Ermal Meta,…
Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në…
Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të…
Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave…