lifestyle

Top qytetet globale për ata që duan të ecin dhe jo të ngasin makinë

Milano renditet si qyteti i dytë më i mirë në botë për t’u vizituar në këmbë, duke u pozicionuar menjëherë pas Mynihut, sipas një studimi të publikuar nga faqja australiane Compare the Market. Kjo renditje bazohet në disa kritere që favorizojnë turistët që preferojnë të shmangin përdorimin e makinës.

Ndër faktorët e vlerësuar janë: shtigjet e biçikletave, zonat për këmbësorë, afërsia me shërbimet bazë, siguria publike, si dhe kostoja e transportit publik. Milano spikat për numrin marramendës të shtigjeve të biçikletave, plot 1,941,010 kilometra, ndërkohë që 80% e banorëve jetojnë brenda një kilometri nga shërbime shëndetësore dhe arsimore.

Mynihu, i cili mban vendin e parë, ka 86% të popullsisë që jeton pranë zonave pa makina, ndërkohë që edhe pse transporti publik aty është ndër më të shtrenjtët në botë, është ndër më të sigurtët.

Në vendin e tretë renditet Varshava, e cila përfiton nga përmasat e vogla dhe transporti i përballueshëm, me një biletë ditore prej vetëm 3.50 euro. Gjithashtu, 74% e popullsisë së saj jeton pranë zonave të qeta pa makina.

Renditja e 10 qyteteve më të mira për të ecur në këmbë:

  1. Mynih (Gjermani)
  2. Milano (Itali)
  3. Varshavë (Poloni)
  4. Helsinki
  5. Paris
  6. Tokio
  7. Madrid
  8. Oslo
  9. Kopenhagen
  10. Amsterdam

Ndërkohë, në fund të renditjes ndodhen qytete si Johanesburgu, Patra, Dallas, Hjuston dhe Manila, të cilët konsiderohen më pak të përshtatshëm për këmbësorët, për shkak të mungesës së infrastrukturës, shtigjeve të pakta për biçikleta dhe niveleve të ulëta të sigurisë.

Tags: kembemilano

të fundit

Krimet Zgjedhore/ BKH dhe Policia “rrethojnë” Malësinë e Madhe, Barbullushin, Mjedën dhe Bushatin

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shkodrës, po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore ne disa zona, Malësi e Madhe,…

21 seconds ago

Akuzohen si bashkëpunëtorë të Talo Çelës, arrestohen në Dubai 3 të shumëkërkuarit (EMRAT)

Tre shtetas shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale dhe bashkëpunëtorë të të shumëkërkuarit Talo Çela, janë arrestuar në…

30 minutes ago

“Bufi i kënetës dhe Latifi”/ Chris LaCivita u përgjigjet etiketimeve të Ramës me imazhin e miut në kthetra

Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka vijuar “thumbimet” e…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 08 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 86 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro, blihet me 97.8…

1 hour ago

Vranësira dhe rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit do të dominohet nga alternime kthjellime dhe…

2 hours ago

Parisi shkel mbi ëndrrën e Arsenalit dhe takohet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germain ka kaluar në finale, aty ku do të përballet me Interin, pasi eliminoi Arsenalin me rezultat të përgjithshëm…

9 hours ago