lifestyle

Thyerje zemrash dhe zbrazje portofolash/ Mërkuri në retrogradë: Shenjat që do të preken më shumë

Binjakët

E shkuara kthehet, herë me synime serioze për të rivendosur rendin që meriton, herë thjesht për t’ju ngatërruar. Njerëzit përreth jush nuk dërgojnë mesazhe të qarta dhe ju duhet të deshifroni edhe përshëndetjet e tyre ndaj jush.

Mos besoni asgjë para se të hulumtoni me kujdes atë që fshihet pas saj, dëgjoni me kujdes bashkëbiseduesit tuaj, thoni saktësisht se çfarë dëshironi prej tyre dhe nëse nuk keni dëshirë të merreni me të kaluarën, kthejeni zemrën në gur.

Virgjëresha

Përditshmëria juaj do jetë mjaft e çrregullt, pasi orari që gjithmonë përgatitni dhe i përmbaheni zakonisht nuk do të funksionojë. Njerëzit që nuk i mbajnë aq shumë premtimet e tyre mund t’ju irritojnë, por në të njëjtën kohë do t’ju japin edhe mundësinë t’ja vini këto në dukje.

Ju duhet të peshoni hapat tuaj, të mos merrni vendime të shpejta për gjëra të rëndësishme, të mos bëni blerje, veçanërisht në internet, dhe në përgjithësi ta vendosni jetën tuaj profesionale në prioritet.

Shigjetarët

A jeni gati për të gjetur punën që keni ëndërruar gjithmonë? Ndoshta ëndrra juaj do të vonojë për pak kohë, por për t’ju ngushëlluar ju themi se gjithçka, por gjithçka rreth jush do të vonojë, nga porositja e kafesë së mëngjesit deri te takimi me shefin tuaj.

Kjo vonesë nuk do të ndikojë negativisht në planet tuaja nëse nuk përpiqeni t’i realizoni ato menjëherë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndalur gjithçka dhe për të reflektuar për atë që bëni mirë, çfarë mund të përmirësoni, në mënyrë që të jeni më të lumtur dhe më produktivë në punën tuaj dhe në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale të të gjitha llojeve.

Mendoni se çfarë nuk ju pëlqen dhe si mund ta rregulloni, keni kohë deri më 15 shtator për të vënë përpara planin tuaj.

Peshqit

Lëreni tjetrin të flasë, t’ju tregojë dhimbjen e tij, t’ju bezdis, madje t’ju trullosë me problemet e tij. Është e rëndësishme të dëgjoni të tjerët, sepse përmes fjalëve të tyre do të identifikoni gjërat që edhe ju i keni bërë gabim dhe që, aq më keq, po përgatiteni t’i bëni sërish.

Marrëdhëniet njerëzore janë gjithmonë të vështira dhe sidomos në periudha të tilla kur askush nuk shkon mirë me askënd mund të bëhen të padurueshme, por ju mund të bëni një ndryshim në të gjitha këto.

Për fat të mirë, keni shumë durim dhe mund ta shtyni marrjen e vendimeve të rëndësishme për pak më vonë. Mos shmangni asnjë, përdorni instinktet tuaja dhe gjithçka do të jetë mirë.

të fundit

Horoskopi 1 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do të ndiheni pak të lodhur dhe nën stres, për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve të shumta.…

7 hours ago

Adriatik Lapaj shtron darkën e Vitit të Ri poshtë zyrës së Ramës: Në orën 12:00 ju pres në shesh

Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej…

8 hours ago

441 mijë thirrje në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi!

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre…

8 hours ago

Shqipëria përgatitet për heqjen e tarifave Roaming me BE-në

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, me qëllim përafrimin…

8 hours ago

U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës që të vazhdojë veprimtarinë deri më 23 janar

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse…

9 hours ago

E frikshme në Sarandë! Shpërthenjnë telat e energjisë elektrike në një bllok banesash

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar këtë mbrëmje në Sarandë në lagjen nr,4, ku telat e energjisë elektrike kanë shpërthyer…

9 hours ago