Ëndrrat e këqija, përgjumja gjatë ditës, dhimbja e kokës, mungesa e oreksit, lodhja, tharja e gojës, urthi janë vetëm disa nga shenjat e pakëndshme të marrjes së pilulave të gjumit. Pikërisht për këtë arsye, shumë njerëz që kanë probleme me pagjumësinë zgjedhin stimulantë natyralë të gjumit.
Për fat të mirë, ka shumë alternativa që ndihmojnë për një gjumë të mirë e të rehatshëm dhe një prej tyre është edhe receta e këtij çaji që do t’ju prezantojmë sot:
None found
Përbërësit:
1 banane mesatare
Pak kanellë pluhur
1 litër ujë
Përgatitja:
-Vendosni ujin të ziejë në nxehtësi mesatare
-Ndërsa prisni që uji të marrë valë, lani bananen me kujdes.
-Prisni skajet e bananes duke mos ia hequr lëkurën.
-Kur uji të ketë marrë valë, shtoni bananen.
-Lëreni të ziejë edhe për 10 minuta. Hiqeni nga nxehtësia.
-Hiqni me kujdes bananen më pas. Hidheni çajin në një enë të pastër.
-Shtoni pak kanellë dhe kullojeni. Lëreni çajin të ftohet.
-Ruajeni në frigorifer.
Një orë para gjumit pini një gotë prej këtij çaji duke e ngrohur në mikrovalë.
Banania përmban kalium dhe magnez, të dyja minerale që promovojnë relaksim fizik dhe mendor. Kanella nga ana tjetër ndihmon në qetësimin e nervave, duke ju bërë të ndiheni të relaksuar.
Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…
Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…
Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…
Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…
Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi…
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…