lifestyle

Test psikologjik/ Imazhi i parë që dalloni në këtë foto tregon tiparin mbizotërues të personalitetit tuaj

Iluzionet optike janë ilustrime magjepsëse të objekteve, vizatimeve ose fotografive dhe mund të perceptohen ndryshe nga njerëz të ndryshëm. Ato janë gjithashtu pjesë e fushës së psiko-analizës pasi hedhin pak dritë mbi tiparet e personalitetit tuaj. Me ndihmën e tyre mund të zbuloni tiparet më dominante si dhe ato më të fshehtat dhe ilustrimi i mësipërm është një shembull i shkëlqyer për këtë. Ai është shpërndarë kohët e fundit në rrjete të ndryshme sociale duke u bërë shumë viral. Cilën figurë shihni të parën?

Mundësitë janë:

1. Një grua që luan në saksofon (majtas dhe në mes të figurës)

2. Një fytyrë (në mes të figurës)

Një grua që luan në saksofon

Nëse imazhi i parë që shihni në këtë iluzion optik është një grua që luan në saksofon, ju jeni një njeri shumë ekstrovert. Jeni qendra e festave dhe çdo takimi me natyrë sociale. Ju pëlqen të shoqëroheni me njerëz të ndryshëm dhe të mësoni sa më shumë prej tyre. Zakonisht jeni me humor të mirë dhe dukeni gjithnjë shumë të buzëqeshur. Këto tipare bëjnë që të gjithë t’ju pëlqejnë e të duan të kalojnë sa më shumë kohë në shoqërinë tuaj. Ndonëse keni energji të pafundshme dhe mund të bëni disa gjëra njëkohësisht, ndonjëherë mund t’ju duhet një pushim i shkurtër për t’u qetësuar dhe mbledhur veten. Me shumë gjasa mund të jeni një shenjë ajri ose zjarri si Dashi, Luani, Shigjetari, Ujori, Peshorja dhe Binjakët.

Një fytyrë

Nëse imazhi i parë që patë në këtë iluzion optik është një fytyrë, atëherë kjo do të thotë që ju jeni një njeri introvert dhe i qetë. Për shkak të këtyre dy veçorive, nuk i pëlqeni festat me shumë grumbullime ose të dilni me njerëz të cilët nuk i njihni shumë mirë. Zakonisht jeni pak të turpshëm dhe ju duhet pak kohë që të shpalosni karakterin tuaj të vërtetë. Për këtë arsye, rrethi juaj shoqëror është shumë i vogël dhe nuk u besoni shumë njerëzve. Në pamje të pare dukeni shumë misteriozë. Vendet e zhurmshme mund t’ju lodhin emocionalisht dhe fizikisht, ndaj pëlqeni aktivitete më të qeta si shëtitjet dhe kinematografia. Me shumë gjasa mund të jeni një shenjë uji ose toke si Peshqit, Akrepi, Gaforrja, Bricjapi, Demi dhe Virgjëresha.

të fundit

Anisa Veseli vjen me një ndryshim drastik në pamje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka surprizuar ndjekësit e saj me një ndryshim tërësisht të ri dhe…

21 minutes ago

Situatë alarmante në Akërni të Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur që prej ditës së djeshme/ Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në…

24 minutes ago

VIDEO/ Meghan Markle zbulon detaje intime të marrëdhënies me Princin Harry në sezonin e ri të Netflix

Meghan Markle ka ndarë detaje të reja dhe të panjohura më parë rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry, përmes…

38 minutes ago

Osmani uron kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i…

39 minutes ago

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të…

57 minutes ago

Ish-shefi i shtabit të forcave izraelite bën thirrje për largimin e qeverisë Netanyahu: Djali im vdiq nga zgjedhjet e këtij kabinetit

Ish-Shefi i Shtabit të IDF-së, trupat mbrojtëse të Izraelit, Gadi Eisenkot, tha se djali i Gal, i cili u vra…

1 hour ago