Me një palë tanga të rehatshme, mund t’u thuash “lamtumirë” vijave që krijohen në pantallona (apo funde) – tangat janë fantastike. Poooooor ka diçka tjetër që duhet të dish për to. Disa tanga, çuditërisht janë shumë të rehatshme (duke marrë parasysh edhe faktin që je mësuar t’i përdorësh për një kohë të gjatë), por nëse vijat që krijohen nga të brendshmet normale nuk do ishin problemi kryesor, atëherë të gjithë e dimë që ato do t’i vishje çdo ditë.
Por këtu ka një pyetje shumë të rëndësishme: A ia vlen? Po, zakonisht ke sakrifikuar komoditetin vetëm e vetëm për të shmangur vijat që krijohen nga të brendshmet e tjera dhe ke rrezikuar më shumë se kaq. A janë tangat të rrezikshme për shëndetin?
None found
Për fat të keq, përgjigjja nuk është bardhë e zi. Nëse je e prirur për t’u prekur nga infeksionet vaginale dhe/ose ato urinare, tangat nuk janë zgjedhja më e mirë. Ndërsa në raste të tjera, përdorimi i tyre nuk është i rrezikshëm. Megjithatë, ka disa elementë që mund të të çojnë në acarime më të mëdha.
Ekspertët këshillojnë se të brendshmet duhet të jenë prej pambuku – që do të thotë i gjithë materiali prej pambuku, jo vetëm pjesa e brendshme e tyre. Të gjitha materialet e tjera janë më pak të këshillueshme, sepse nuk ajrosen, mbajnë lagështirën dhe djersën, duke çuar deri në infeksione.
Po ashtu, të veshësh tanga edhe gjatë ditëve të ciklit menstrual, mund ta rrisë edhe më shumë rrezikun për t’u prekur nga infeksionet. Megjithatë, nëse ndjek një higjienë rigoroze dhe vesh të brendshme pambuku, rreziku për t’u prekur nga infeksionet është më i ulët.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…
Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…
Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…
Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…
Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’i shfaqur dashurinë burrit tuaj. Dita është gjithashtu e mirë për takime…
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…