Me mbërritjen e variantit “delta” në vendin tonë dhe përhapjen e tij të shpejtë në të gjithë kontinentin europian, gjithnjë dhe më shumë vëmendja e virologëve kanalizohet drejt efektivitetit që vaksinat anti-COVID, kanë përkundrejt këtij mutacioni të kornavirusit i cili është më i transmetueshëm dhe ka më shumë gjasa që të shfaqë simptoma tek moshat më të reja.
Studimi më i fundit në lidhje me këtë temë është kryer në Klinikën e Fakultetit të Shëndetësisë së Athinës, gjetjet e së cilit u publikuan në revistën e mirënjohur shkencore “England Journal of Medicine”.
None found
Sipas studiusve grekë, marrja e vetëm një doze të COVID-19 ofron pak imunitet përkundrejt variantit agresiv “delta”, konkretisht në masën 30.7% ose rreth 17% më pak se për variantin standart. Megjithatë, me marrjen e dy dozave të vaksinës së Pfizer, imuniteti kap nivelin 93.7% për variantin standart dhe 88% për variantin indian.
Ndërkohë, sipas studiusve grekë vaksina e kompanisë AstraZeneca, e zhvilluar në Oksford është më pak efektive, teksa me dy doza ofron vetëm 67% mbrojtje përkundrejt variantit delta.
Sipas të njëjtit studim kombinimi mes vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer me nga një dozë secila është gjithashtu efektive mbi masën 70%.
Ende nuk janë kryer shumë studime në lidhje me efektivitetin e vaksinës ruse “Sputnik V” dhe “Sinovac”, teksa laboratorët perëndimorë fokusohen tek kompanitë e këtij rajoni gjeografik, megjithatë sipas një studimi rus, Sputnik V është 92% efektive përkundrejt variantit indian, ndërkohë që për Sinovac ende nuk ka të dhëna.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…