Njerëzit me rrudha të theksueshme në ballë mund të jenë më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Sipas një studimi 20-vjeçar të kryer në Francë, rrudhat e shumta në ballë mund të jenë si shenjë alarmi për probleme potenciale, si sëmundjet e zemrës apo goditja në tru.
Personat që kanë shumë rrudha të theksueshme në ballë mund të jenë 10 herë më të rrezikuar të vdesin nga një sëmundje kardiovaskulare, shkruan autorja e studimit, Yolande Esquirol, profesoreshë e asociuar te “Centre Hospitalier Universitaire de Toulouse”.
Nuk dihet arsyeja e vërtetë e kësaj lidhjeje, megjithatë një teori është se mund të ketë të bëjë me ngurtësimin e arterieve në trup për shkak të formimit të pllakës bakteriale. Duke qenë se enët e gjakut në ballë janë shumë të vogla, ato mund të jenë më të ndjeshme ndaj formimit të kësaj pllake bakteriale.
Në studim theksohet se rrudhat nuk janë akoma një metodë e mirë për diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare, krahasuar me metodat aktuale si kontrolli i tensionit të gjakut dhe niveleve të lipideve dhe glukozës në gjak.
Gjatë studimit, që ka zgjatur për 2 dekada, u analizuan të dhënat shëndetësore të 3200 personave.
Studimi u prezantuan në Konferencën Evropiane të Kardiologjisë në Mynih.
Gjykata ka vendosur të shtyjë për në datën 30 qershor shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit, për revokimin e masës…
Loredana Zefi dhe futbollisti i njohur gjerman, Karim Adeyemi, janë pa dyshim një ndër çiftet më të përfolura dhe më…
Françeska Murati ka ndarë në Instagram një moment të veçantë nga jeta e saj personale — blerjen e shtëpisë së…
Deputeti Fatmir Xhafaj, u shpreh projekt rezoluta e Komisionit të Jashtëm ishte mbështetëse dhe inkurajuese për procesin e integrimit evropian…
Prokuroria e Posaçme, ka mbyllur hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatmira…
Meghan Markle ka zbuluar se kishte vështirësi të gjente punë para se të arrinte suksesin me serialin Suits, për shkak…