lifestyle

Studimi: Jo më uji, me këtë pije të ngrohtë në mëngjes, rënia nga pesha do të jetë me e lehtë se asnjëherë

Pije të ndryshme, nga uthulla e mollës e deri tek çaji jeshil thuhet se bëjnë mrekulli duke shkrirë depozitat e dhjamit të grumbulluara në zona të ndryshme të trupit, por sot kësaj liste do i shtohet dhe një çaj tjetër dhe është ai i ziu. Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë raportuar se pirja e çajit të zi në mëngjes mund të ndihmojë në promovimin e humbjes së peshës dhe përmbajta e kafeinës, pa të cilën shumë njerëz nuk ia dalin dot e bën atë ideal për pjesën e parë të ditës. Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë kanë raportuar se çaji i zi mund të ndihmojë në prodhimin e baktereve të mira të zorrëve dhe madje edhe të nxisë metabolizmin tuaj.

Hulumtimi, i cili u botua në European Journal of Nutrition, studioi në mënyrë specifike 4 grupe të ndryshme të minjve, të cilët u ndanë nga lloji i dietës që konsumonin. Disa konsumuan ekstrakte çaji jeshil, ndërsa të tjerëve u dha të konsumonin ekstrakte të çajit të zi. Pas 4 javëve, shkencëtarët raportuan se minjtë që konsumonin çajin e zi kishin humbur aq peshë sa ata që kishin në dietë çajin e gjelbër, por vetëm tek grupi i minjve që kishin konsumuar ushqim me ekstrakte të çajit të zi kishin rritje të nivelit të baktereve të mira në sistemin tretës.

Të lidhura

None found

Sipas Susanne Henning, një nga studiueset e hulumtimit çaji i zi, përmes enzimave aktive rregullon mikrobiomën e zorrëve duke nxitur lëvizjen e këtyre të fundit, përthithjen më të mirë të lëndëve ushqyese dhe eliminimin e toksinave nga aparati tretës.Polifenolet që gjenden në çaj të zi nxisin prodhimin e acideve yndyrore me zinxhirë të shkurtër ne zorrë të cilat janë njohur për të përshpejtuar shkallën metabolike të trupit tuaj, shpjegojnë studiuesit.

Shënim: studiuesit testuan vetëm çajin e zi. Hulumtuesit janë ende të pasigurt se si qumështi ose shtesa të tjera mund të ndikojnë në përfitimet e humbjes së peshës së çajit të zi.

të fundit

Jashari pret gjeneralmajorin Osborn dhe e nderon me Medaljen për shërbim vetëmohues

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni të larta ushtarake në kazermën “Adem…

5 minutes ago

Para zgjedhjeve, Trump e cilëson Groenlandën dhuratën më të madhe të Evropës për SHBA-në

Groenlanda u përmend sërish nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke e përshkruar atë si [...]Read More...

8 minutes ago

Dueli i pazakontë në Superiore, Egnatia dhe Teuta në “gjueti” për çdo pikë

Egnatia dhe TeutaGjuetia për pikë në “Abissnet Superiore” ka marrë përmasa të frikshme [...]Read More...

13 minutes ago

Juventusi miraton deri në 250 milionë euro kapital shtesë, të paktën 100 milionë priten për investime të reja

Juventusi po përgatitet të investojë në përforcimin e skuadrës, pasi aksionarët e klubit kanë miratuar një rritje të kapitalit deri…

13 minutes ago

Goditet rrjeti i dyshuar i mashtrimit me investime online, 7 arrestime dhe mbi 100 serverë të sekuestruar; SPAK në hetime

Shtatë persona janë arrestuar dhe mbi 100 serverë janë sekuestruar në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër një…

14 minutes ago

Aleanca kërkon hetim për importin e energjisë: Mbi 1 miliard euro nga paratë e qytetarëve u shpenzuan për rrymë nga jashtë

Aleanca ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook lidhur me shpenzimet për importin e energjisë elektrike, duke…

15 minutes ago