lifestyle

Studimi: Gjumi i mbasdites ju bën më të zgjuar

Njerëzit janë të ndarë në dy; ata që bëjnë një sy gjumë pasdite dhe ata që nuk e bëjnë. Por pasi të keni lexuar këtë artikull, kjo ndarje mund të mos ekzistojë më, pasi të gjithë do të duan të gjejnë një moment për të mbyllur sytë gjatë ditës në rutinën e tyre të përditshme.

Kjo sepse dremitja e pasdites ju bën më të zgjuar. Kërkime të ndryshme kanë treguar se dremitja ka përfitime njohëse. Ata që flenë edhe për një kohë të shkurtër performojnë më mirë në testet njohëse në orët në vijim, sesa ata që qëndrojnë zgjuar.

Por dremitja e pasdites ngadalëson tkurrjen e trurit, ndërsa plakemi dhe përmirëson funksionin njohës. Sipas një studimi të ri, të udhëhequr nga studiues në University College London dhe University of Republic në Uruguay gjumi i pasdites ka një ndikim më të madh në shëndetin e trurit.

Studiuesit gjetën një lidhje midis dremitjes së zakonshme gjatë ditës dhe vëllimit më të madh të trurit, gjë që mund të sugjerojë se fjetja gjatë ditës ofron njëfarë mbrojtjeje kundër neurodegjenerimit.

Studimi sugjeron se ndryshimi mesatar në vëllimin e trurit midis njerëzve që dremisin rregullisht dhe atyre që nuk e bëjnë, është i barabartë me 2.6-6.5 vjet plakje.

Në përgjithësi, marrja e një sy gjumi është një mënyrë e provuar për t’u ndjerë më i çlodhur dhe vigjilent, si dhe për të përmirësuar funksionin njohës. Ndërsa dremitjet më të shkurtra janë të shkëlqyera për të rritur energjinë, ato më të gjata janë më restauruese dhe më të dobishme për të mësuarit.

të fundit

Vrasja e Hysni Ymerit/ Zbardhet ngjarja në Shkodër, policia arreston 4 persona (EMRAT)

Zbardhet ngjarja në Shkodër. Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e ndodhur në panelin elektrik. Pas hetimeve intensive është…

6 minutes ago

Aksidenti me 2 viktima në Lezhë/ Identifikohen çifti i bashkëshortëve që humbën jetën, pamje nga vendngjarja (EMRAT+VIDEO)

Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident tragjik u regjistrua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se kanë…

29 minutes ago

Aksident te Rruga e Kombit/ Përmbyset një ambulancë, raportohet edhe për disa makina të përplasura

Këtë të premte, një aksident ka ndodhur te Rruga e Kombit. Mësohet se autoambulancë është e përmbysur në rrugë. Gjithashtu…

39 minutes ago

Viti i Ri e gjeti pa Shpatin, Selvija bën postimin prekës: Zemra nuk njeh kalendar, kam ngecur në ditën kur…

Teksa tashmë kemi hyrë në vitin 2026, e ky vit i ri ka sjell gëzim për shumë persona, nuk është…

55 minutes ago

Bilanc tragjik/ Në dy ditët e para të vitit 5 viktima dhe disa të plagosur nga aksidentet (VIDEO)

Dy ditët e para të vitit, në vendin tonë u regjistruan 5 viktima shkak aksidentet rrugore. Shkaqet kryesore kanë qenë…

1 hour ago

Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen dy makina, raportohet për 2 viktima

Mëngjesin e kësaj të premteje, një tjetër aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se…

2 hours ago