lifestyle

Studimi: Celulari është mjaft i dëmshëmpër shëndetin

A u ka ndodhur ndonjëherë të keni qenë duke ecur, duke shikuar telefonin dhe të jeni përplasur me dikë apo diçka?

Nëse po, nuk jeni të vetmit, u ndodh shumë njerëzve.

Pas kësaj i themi vetes që do të jemi më të kujdesshëm, por menjëherë përqendrohemi përsëri në telefon.

Por çfarë dëmesh mund të sjellë përdorimi i celularit në shëndetin tonë?

Duke përdorur të dhëna nga 100 spitale në shba, studiuesit analizuan dëmtimet në qafë dhe kokë të lidhura me përdorimin e telefonit, që prekën më shumë se 2500 persona këto 25 vitet e fundit.

Analiza e këtyre dëmtimeve tregoi se:

Rreth 40% e dëmtimeve kishin ndodhur në ambientet e shtëpisë.

Një “dëmtim direkt mekanik (si goditja nga një telefon apo dëmtime të lidhura me shpërthimin e baterive) përbënin 47% të rasteve, ndërsa dëmtimet gjatë përdorimit përbënin 53% të rasteve.

Mmegjithatë, gjërat ndryshonin me moshën. dëmtimet direkte ishin më të shpeshta në personat më të vegjël se 13 vjeç, ndërsa dëmtimet të lidhura me përdorimin (si shpërqendrimi gjatë dërgimit të mesazheve) ishin më të shpeshta në personat më të vjetër.

Rreth 10% e dëmtimeve kishin ndodhur kur një person kishte qenë duke i dhënë makinës dhe përdorur telefonin në të njëjtën kohë, rreth 7% e dëmtimeve kishin ndodhur gjatë ecjes, dhe vetëm 1% e tyre u raportuan të kishin ndodhur kur një person po komunikonte me mesazhe.

94% e atyre që u dëmtuan nuk kërkuan ndihmë mjekësore apo ishin trajtuar në urgjencë dhe më pas ishin kthyer menjëherë në shtëpi. shkalla e këtyre dëmtimeve u rrit në mënyrë drastike që nga viti 2007, kur u prezantua iphone i apple.

Si përfundim a është celulari i dëmshëm për shëndetin?

Celularët janë të mrekullueshëm. janë një burim i menjëhershëm informacioni, komunikimi dhe dokumentacioni.

Aplikacionet e shëndetit mund të inkurajojnë dhe të ndjekin sjelljet e shëndetshme. gps – të mund të ndimojnë prindërit që të mbajnë të sigurt fëmijët e tyre. kërkimi i ndihmës me telefon gjatë një emergjence mund të shpëtojë jetë.

Por, përdorimi i telefonit ka dhe shumë anë negative: dhënia e shpërqendruar e makinës (duke përdorur telefonin) mund të shkaktojë aktidente automobilistike, e ky mund të jetë një nga shembujt më të dukshëm, por siç ka treguar dhe ky studim i ri, edhe dëmtime të tjera mund të lidhen me përdorimin e telefonit celular.

Shqetësime ka edhe për lidhjet e mundshme mes përdorimit të telefonit dhe dhimbjes së shpinës dhe qafës, si dhe një risk të rritur të kancerit (një çeshtje mbi të cilën po bëhen shumë kërkime).

të fundit

Horoskopi 29 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Zjarri: 21 mars – 20 prill Horoskopi i Paolo Fox për nesër tregon një qiell që pulson me emocione…

7 minutes ago

“Për`puthen” e merr Neda Balluku dhe Megi Pojani, ja cilët janë dy opinionistët e rinj

Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap…

17 minutes ago

Pas viktimave në Kiev, Ukraina hakmerret me një goditje ndaj infrastrukturës ruse

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…

27 minutes ago

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët, 60% studentëve kanë zgjedhur të aplikojnë në shtet

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…

46 minutes ago

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë

Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…

1 hour ago

Kokrra e fasules i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, fëmija nga Korça dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…

1 hour ago