lifestyle

S’mund të hajë më shumë se 5 fasule në vakt, sindroma e rrallë që po mundon 2-vjeçarin

Jo ëmbëlsira, jo qumësht, jo vezë, jo mish.

Për Oliver Simpson, proteinat janë një problem shumë i madh, deri në atë pikë sa nuk duhet të hajë më shumë se 5 fasule në vakt.

Të lidhura

None found

Djali është vetëm dy vjeç e gjysmë, por i është dashur t’i nënshtrohet një diete mjaft strikte. Ai duhet të konsumojë vetëm 6 gram proteina në ditë, duke përjashtuar ushqimet si mishi, peshku, arrat, qumshti, vezët apo edhe kosi.

Gjithçka vjen si pasojë e betejës që i vogli ka nisur me një çrregullim të njohur si phenylketonuria, i cili ndalon trupin të përpunojë sasi normale proteinash. E njohur edhe si PKU, phenylketonuria është një çrregullim i rrallë, i cili prek rreth 50 mijë persona në botë. Më konkretisht, Oliveri i vogël nuk arrin të shpërbëjë phenylalanine-n, që është një amino-acid, i cili ndodhet me shumicë në ushqimet e pasura me proteina.

Nëse trupi i tij nuk arrin të shpërbëjë amino acidin e sipërpërmendur, pasojat mund të jenë mjaft të rënda. Niveli i Phenylalanine mund të rritet shumë shpejt në gjakun e djaloshit, duke shkaktuar tumore, dëmtime të trurit, por edhe keqformime e keqzhvillime të shëndetit mendor. Ushqyerja e tij normale është vetmë 5 fasule në vakt, në mënyrë që të mos ketë probleme në të ardhmen.

Mamaja e Oliver, Jade, nga Londra, thotë:

“Duhet të jemë shumë e kujdesshme dhe strikte me Oliverin dhe ditën e tij. Ai nuk kupton. Siç mund ta shikoni është shumë i vogël, por nëse ha në mënyrë të gabuar, pra ushqimin e gabuar, mund të shkaktojë probleme me trurin apo edhe më keq”.

Natën e Krishtlindjeve, edhe pse u ul në tavolinë me gjithë familjen, i volgi nuk mund të hante gjelin tradicional të kësaj feste, apo ushqimet e tjera me bazë mishi që e ëma kishte pregatitur, por vetëm bizele, karrota, misër të ëmbël, patate apo edhe fasule.

Ai nuk mund të shijojë as ëmbëlsirat në ditët e festave, ndërsa lëpirëset dhe çdo ëmbëlsirë tjetër e fortë, është e pranueshme për trupin e tij.

të fundit

Konflikti Rama-Veliaj/ BIRN: Përdorim i pushtetit ekzekutiv për presione politike! Kërkohet hetim i pavarur nga SPAK

Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…

4 minutes ago

Zgjedhjet në SHBA/ Demokrati Adam Hamilton i jep fund dominimit 94-vjeçar republikan në Kansas, siguron mandatin në Senat

Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…

14 minutes ago

Sonte mposhtëm Goliathin”, demokrati James Talarico thyen dominimin republikan në Teksas pas 38 vitesh

Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…

15 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të mërkurë, një dollar amerikan, blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.7 lekë. Euro, blihet me 90.6 lekë…

16 minutes ago

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…

19 minutes ago

Costa: Reformat mund t’i çojnë më shpejt Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën drejt BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë…

19 minutes ago