lifestyle

Situata problematike e COVID, çfarë paralajmëron mjeku i njohur për 3 javët e ardhshme

Mjekët e qendrave shëndetësore po përballen me fluks pacientësh në një kohë që në qarkullim është gripi dhe varianti më i ri i COVID, Omicron i cili ka sjellë dhe një rritje të të infektuarve. Mjeku pneumolog në Spitalin Amerikan, Ardian Jorgji i ftuar në “Abc Live” ka deklaruar se do të ketë rritje infektimesh edhe 3 javët e ardhshme. Mjeku tha se në këto kushte vaksinimi është shumë i nevojshëm.

“Unë e shikoj problemin edhe për 2-3 javët e ardhshme. Do ketë infektime. Prandaj insistoj që kujdesja të jetë edhe më e lartë, prandaj duhet të shikojmë edhe veten tonë jo vetëm fëmijët. Deri  tani Omicron ka treguar një sjellje jo te keqe. Atëherë përse duhet të vazhdojmë të ndjekim virusin. Ti japim kohë dhe komitetit Shkencor i cili ka treguar se sa i përket Omicron ende ka nevojë për pjesën e vaksinimit. Komuniteti Shkencor do mendojë të tjera rrugë”.

Personat që e kalojnë më rëndë COVID sipas mjekut kanë mbrojtje më të madhe.

“Deri tani unë dhe vetë i përditësoj të dhënat dhe njohurisë dhe deri tani pretendimi i komitetin shkencor është se të vuajturit e pakët apo infektimi i pakët s’të lë dhe një mbrojtje kaq të madhe. Është vënë re se ata që e kanë kaluar më rëndë COVID, mbrojtja e tyre ka qëndruar shumë më gjatë dhe kjo bisedë po bëhet tani edhe për Omicron. Nuk është tamam kështu shkencërisht është shpejt për të gjykuar. Të kaluarit kaq vakët s’të lë me doemos një mbrojtje të sigurtë”, u shpreh ai.

I pyetur në 2022 do jetë fundi i pandemisë, mjeku Jorgji hezitoi të japë një përgjigje.

“Këtë s’do guxoja ta thoja për shumë arsye. Nuk e kam thënë as më parë. I mbështetur në të dhëna shkencore s’mund ta thuash në asnjë mënyrë diçka të tillë”.

Përhapja me shpejtësi e “Omicron” nuk po kursen as më të vegjlit.  Vizitat në raport me muajin dhjetor janë dyfishuar ndërsa të prekur me COVID po rezultojnë nga foshnjat deri tek moshat shkollore.

të fundit

Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë

Mbi 800 emigrantë kanë mbërritur brenda vetëm një dite në Kretë dhe Gavdos, duke vendosur në pikë kritike kapacitetet e…

5 hours ago

“Standarde të dyfishta”/ Katari: Thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Izraelit

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare që të “ndalojë së përdoruri standarde të…

5 hours ago

Horoskopi 15 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot përkushtimi ndaj partnerit do të thellohet, duke krijuar mundësi për…

5 hours ago

Partia CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW/ SPD e dyta, AfD në vendin e tretë

Parashikimet e para konfirmuan përafërsisht rezultatet e parashikimeve parazgjedhore. Sipas njoftimeve të stacionit WDR, CDU-ja doli fituese e zgjedhjeve lokale…

6 hours ago

Shkrumbohet makina me targa rumune në Ksamil

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme nëKsamili. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit,…

6 hours ago

Angelina Jolie tregon se marrëdhënien s*ksuale më të mirë e ka kryer gjatë filmit me këtë aktor

Aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie, ka treguar një detaj të veçantë për kohën kur xhiroi filmin “The Bone Collector”…

6 hours ago