lifestyle

Sipas shenjës së horoskopit, gjeni këtu çfarë nuk durojnë dot kolegët tek ju

Ngathtësia, perfeksionizmi, konkurrenca.. ja cili tipar i juaji i acaron kolegët e punës.

Dashi: Shpirti juaj i konkurrencës. Ndonjëherë ky tipar ju ndihmon të ecni përpara, por nga ana tjetër i bën kolegët t’iu kenë inat.

Të lidhura

None found

Demi: Ngathtësia. Juve ju pëlqen të merrni kohën tuaj për të bërë diçka, por kjo mund acarojë kolegët tuaj që mendojnë se duhet të nxitoni pak.

Binjakët: Mungesa e disiplinës. Ju keni tendencë të bëni atë që do ju vijë për mbarë pa i ndjekur gjërat sipas rregullit. Në shumë raste madje i mbani edhe gjërat rrëmujë.

Gaforrja: Ndjeshmëria. Juve nuk ju thua dot asgjë sepse ju fillon menjëherë kriza e shqetësimeve.

Luani: Nevoja e përhershme për mirënjohje. Ju jeni gjithmonë në kërkim të tërheqjes së vëmendjes dhe kjo i acaron kolegët.

Virgjëresha: Perfeksionizmi. Dashuria juaj e madhe për gjërat perfektë mundet edhe të trembë disa kolegë.

Peshorja: Të qenit perfektë. Ju nuk keni shumë të metë dhe askush nuk mund t’iu kritikojë për asgjë. Kjo në fakt i bën disa kolegë t’iu kenë inat.

Akrepi: Rebelimi. Juve ju pëlqen t’i kundërshtoni ata që mendojnë se kanë pushtetin dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Nga ana tjetër nuk ja bëni qejfin çdokujt pa të drejtë dhe kjo mund të acarojë disa kolegë.

Shigjetari: Sjellja juaj e mirë. Ju jeni shumë të sjellshëm dhe është vërtet e çuditshme sesi kjo gjë disa kolegë i acaron.

Bricjapi: Vetmia. Ju nuk e keni aspak shpirtin e ekipit dhe kjo i acaron kolegët.

Ujori: Sjellja e çuditshme. Ju keni tendencë t’i shihni dhe t’i bëni gjërat ndryshe çka mund t’i acarojë ata më klasikët.

Peshqit: Qëndrimi larg punës. Ju jeni shumë të largët me punën çka mund t’i bëjë të tjerët se ju nuk keni aspak qejf të punoni.

të fundit

Ujman, ambasada gjermane shpreh alarm për prishjet: Thirrje për ndalim të menjëhershëm

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë për rrënimin e shtëpive pranë liqenit të Ujmanit, duke iu…

13 seconds ago

Detaje të reja mbi vdekjen e themeluesit të Mango/ Dëshmitarja: Terapia përfshinte një sfidë ekstreme malore mes babait dhe djalit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e themeluesit të kompanisë Mango, Isak Antic, i cili humbi…

5 minutes ago

Mbi 100 mijë kilometra dhe 142 orë fluturime – Udhëtimet e pandërprera të Infantinos përgjatë Botërorit 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, përshkoi më shumë se 100 mijë kilometra gjatë Kupës së Botës 2026, duke udhëtuar vazhdimisht…

5 minutes ago

Net average salary for May reached 49,544 denars

Në maj të vitit 2026, paga mesatare neto mujore ishte 49,544 denarë, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.Krahasuar me majin…

9 minutes ago

Turkish citizen arrested at Deve Bair, presented false documents for the truck

MPB njofton se ka ndaluar një shtetas turk i cili është kapur me dokumente të falsifikuar për një automjet të…

9 minutes ago

MEP Fragkos: Skopje, ‘a state without historical foundation’, EU membership bid is laughable

Eurodeputeti grek në Parlamentin Evropian Emanuil Fragkos (Fragkulis), ka adresuar kritika të ashpra ndaj eurointegrimit të Maqedonisë, duke e quajtur…

10 minutes ago