Nese deshironi qe femijet tuaj te fillojne diten ne menyre te shendetshme, ofrojuni nje mengjes me qumesht, drithra te cilet permbajne tershere dhe pak fruta te thate.
Largojme nepsin
Tershera permban shume lloje vitaminash dhe ne sasi te konsiderueshme, si dhe lende inorganike, per te cilat femijet kane vecanerisht nevoje, qe te gezojne nje shendet te mire. Per me teper, duke shtuar tersheren ne ushqimin e femijes tuaj, parandaloni nepset e panevojshme dhe deshiren e tepruar per embelsira. Tershera permban fibra te tretshme, te cilat i japing asaj indeks glicemik te ulet. Kjo do te thote qe ndihmojne ne mbajtjen e sheqerit ne gjak ne nivele konstante, duke mundesuar keshtu evitimin e luhatjeve qe cojne ne neps per ushqime te perpunuara me permbajtje te larte sheqernash te thjeshte si biskotat, cokollatat dhe embelsira.
Permiresojme perqendrimin
Femijet qe konsumojne tershere per mengjes, eshte e sigurt qe ja dalin me mire ne mesime. Keta femije kane rendiment me te mire ne zgjidhjen e problemeve matematikore dhe ne realizimin e detyrave te ndryshme. Lloji i mengjesit ka nje rendesi te vecante ne performancen mendore te femijeve ne shkolle. Ne nje studim te Universitetit Taft, u konstatua se femijet qe konsumonin tershere ne mengjes, ne vend te drithrave te tjere, arrijne rezultate me te mira ne mesime. Kjo gjetje, argumentohet me faktin se drithra si tershera, ofrojne glukoze-ushqimin me te preferuar te trurit- ne menyre konstante. Per me teper, femijet qe ndjehen te ngopur, e kane me te lehte te perqendrohen, ne krahasim me femijet qe ju grryen stomaku.
Vecanerisht te dobishme per femijet me diabet
Tershera eshte nje ushqim i cmuar per femijet dhe adoleshentet me diabet, pasi i ndihmon ata te kontrollojne sheqerin ne gjak me mire.
Femije te gezuar
Ushqimet e pasura ne karbohidrate, si tershera, perforcojne nivelet e serotonines ne tru, lenda pergjegjese per humorin e mire, duke ndihmuar keshtu adoleshentet te evitojne luhatjet e shpeshta te humorit.
Per intolerantet ndaj glutenit
Edhe pse, tershera e ofruar ne treg permban gluten, studimet kane treguar se, femijet me kolika dhe crregullime te tretjes, te cilet kane ndjekur nje diete pa gluten por qe permbante tershere, kane rezultuar ne rikuperim optimal te aparatit tretes. Gjithsesi, nese femija juaj eshte intolerant ndaj gluteint, duhet te konsultoheni me mjekun pediater per perdorimin e tersheres.
Ushqim me perfitime afatgjata
Fibrat dhe beta-glukanet qe permban tershera, ndihmojne ruajtjen e niveleve optimale te kolesterolit ne gjak, duku ulur keshtu rrezikun kardiak, si dhe ndihmojne ne zberthimin dhe perthithjen e shume lendeve ushqyese qe ajo permban. Beta glukanet jane molekula te ngjashme me fbrat, te patretshme, te cilat forcojne floren bakteriale te femijeve duke i dhene atyre nje mburoje te shkelqyer ndaj patogjeneve, diarreve, dhe toksinave te ndryshme te ambjentit dhe ushqimit.
3 menyrat si te konsumojne femijet me shume tershere
Krem me banane
Pergatitja 10min / Gatimi 5-7min / 4 racione
Pergatitja
Biskota me tershere
Pergatitja 15min / Gatimi / 15-20min / 9 cope
Pergatitja
/Nga Blerina Bombaj
Mbrëmjen e premierës së Operas Traviatta në Teatrin e Operas, një incident ka ndodhur në skenën ku sopranoja e njohur…
Identifikohet autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në Salari të Tepelenës. Burimet bëjnë se ai është…
Gjykata e Lartë Federale, ka lëshuar një urdhër arresti për bisnesmenin shqiptar Ervin Matën, i cili kërkohet nga SPAK si…
Ditën e sotme, përmes një videomesazhi të publikuar në llogarinë e saj në “Facebook”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku,…
Në vijim të hetimeve të SPAK për një çështje penale të regjistruar ndaj 2 inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial…
Ish-presidenti i Interit, fitues i tripletës, ishte shtruar në spital për më shumë se një muaj, 32 ditë për të…