Të gjithëve na ndodh që të zgjohemi në mëngjes dhe para pasqyrës të shohim rrathët e rënduar poshtë syve. Nëse qeset e syve janë rezultat i mungesës së gjumit, stresit ose dehidrimit, ja cili është truku që të vjen në ndihmë menjëherë dhe pa kosto.
Kastraveci mbi qepallat e syve mund të jetë vërtet një klishe, por është një truk mjaft i thjeshtë për rrathët e syve – që në të vërtetë funksionon. “Nëse lëkura në këtë zonë delikate të fytyrës është edhe e acaruar, kastraveci ose bustinat e çajit të kamomilit ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe enjtjes”,- thotë dermatologu Dr. Gregory Nikolaidis. “Kastravecat kanë antioksidantë dhe flavonoidë të fuqishëm që zvogëlojnë acarimin”.
Nëse nuk mundesh me kastraveca, atëherë me bustinat e çajit mund të kesh të njëjtin efekt për të ulur enjtjen e syve. “Kafeina e çajit, e cila përmban taninë natyrale, është qetësues shumë i mirë dhe përdoret përditë nga gjyshet dhe modelet e pasarelave”,- thotë dermatologu Karen Hammerman. “Fut dy bustina çaj në ujë të ngrohtë, pastaj futi për disa minuta në frigorifer. Vendosi bustinat çdo pesë minuta në sy dhe do ta ndiesh veten më të freskët dhe më të çlodhur”.
Dr. Nikolaidis rekomandon çaj kamomili në rastin e bustinave për më shumë efekt qetësues.
Nëse asnjë prej këtyre metodave nuk funksionon, mund të përdorësh edhe një maskë me xhel. “Kur përdoret si duhet, edhe maska me xhel mund t’i reduktojë qeset e syve dhe inflamacion e shkaktuar nga alergenet”, raporton Review Dermatology.
Dashi Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund…
Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se një shpërthim ndodhi në rezidencën e ambasadorit të tyre në Izrael sonte. “Kemi…
Arlind Qori, drejtues i “Lëvizja Bashkë”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh kundër denoncimit të…
Në një ndeshje të paharrueshme të Kupës së Botës për Klube, Al-Hilal nga Arabia Saudite arriti të mbajë në shah…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të…
Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi, ka reaguar për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me…