lifestyle

Si të ruhesh nga ajri i klimatizuar

I ftohti artificial mund të shkaktojë: dhimbje muskulore, fyti, qafe, bronkite dhe infeksione bakteriale.

Kollë, dhimbje fyti dhe muskujsh… Këto janë shqetësimet më të njohura të ajrit të klimatizuar. Megjithëse patologët e konsiderojnë mjaft të dobishëm, këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm për rreziqet që mund t’ju kanosen nga keqpërdorimi i tij. Kështu, ekspertët rekomandojnë një përdorim të kujdesshëm gjatë vakteve dhe natës, si dhe pastrimin e filtrave.

I ftohti artificial mund të shkaktojë një sërë problemesh serioze për shëndetin, që variojnë që nga dhimbjet muskulore, fytit, qafës, deri në bronkite, pulmonit dhe infeksione bakteriale.

Nëse temperaturat ruhen të ulëta gjatë natës, mund të provokohen dhimbje muskulore, por dhe laringjite dhe trakeite. Ndërsa pas vakteve, shoku termik i kalimit të nxehtësisë së brendshme të ambientit mund të provokojë probleme me tretjen. Por mund të shkaktohen dhe patologji më të rënda, sidomos te të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë, te të cilët luhatjet e menjëhershme të temperaturave mund të shkaktojnë probleme serioze.

Personat që kanë probleme me kolonën vertebrale, janë më të predispozuarit që të kenë probleme me spazmat muskulare, si pasojë e mospërdorimit të duhur të ajrit të klimatizuar. Sidomos gjatë udhëtimeve me makinë dhe gjatë natës, ku qëndrohet në pozicion të palëvizur.

Gabimi më i madh që bëhet me kondicionerin është vënia në përdorim e tij në momentin kur jemi të djersitur. Trupit i duhet lënë disa minuta derisa të ambientohet me temperaturën e ambientit dhe të përthithet djersa.

Është mjaft e rëndësishme që aparaturat të mirëmbahen, sepse filtrat e tyre, nëse nuk janë në nivele optimale, mund të shndërrohen në “kurthe” për alergjikët, duke shkaktuar rinite.

Këshilla më e mirë është të ruhet një farë ekuilibri me ambientin e jashtëm, në mënyrë që të mos krijoni kushte të favorshme për shfaqjen e probleme serioze për shëndetin. Kështu, nëse jashtë temperaturat shënojnë 32 gradë, duhet ta gradoni kondicionerin maksimumi 6-7 gradë më poshtë se temperatura e ambientit të jashtëm.

Ndërsa për natën do të ishte më mirë nëse freskoni dhomën ku flini, përpara se të shtriheni në shtrat dhe më pas ta gradoni, në mënyrë që të fiket vetë pas disa orësh. Vetëm në këtë mënyrë do të garantoni ambient të freskët dhe pa probleme për shëndetin.

Këshilla për një klimatizim “të shëndetshëm”

▪ kontrolloni herë pas here temperaturën dhe lagështinë
▪ mos e përdorni gjatë natës
▪ mos e ulni menjëherë temperaturën e ambientit
▪ kujdeseni të mos ekspozoheni shumë ndaj ajrit shumë të freskët, sidomos të moshuarit dhe fëmijët
▪ nëse jeni të djersitur, prisni disa minuta përpara se të ndizni kondicionerin
▪ shmangni ekspozimin direkt me rrymën e ajrit të freskët, sidomos nëse më parë kemi patur probleme me qafën apo shpatullat
▪ kontrolloni aparatin të paktën një herë në vit
▪ për çdo problem konsultohuni me mjekun, sepse shumë prej “patologjive të kondicionerit” kërkojnë rekomandime dhe mjekime të specialistëve.

të fundit

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…

5 minutes ago

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

16 minutes ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

45 minutes ago

Këngëtarë, modele dhe gazetarë, lista e konkurrentëve të ‘Big Brother Vip Albania 5’

Pas shumë spekulimesh, po përfliten emrat që mund të jenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania.…

1 hour ago

Nga La Liga te MLS e Panathinaikos, klubet hidhen në sulm për Juljan Shehun

Julian Shehun e pret një e ardhme e ndritur. Mesfushori i Kombëtares ka hyrë në skenën e merkatos së Panathinaikosit,…

2 hours ago

Tirana feston Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe u shënua në Tiranë përmes një ceremonie festive të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së…

2 hours ago