lifestyle

Si të rrisim fëmijë jo-bullizues

Edhe pse të gjithëve do të na pëlqente të mendonim që fëmijët tanë nuk mund të jenë kurrsesi bullizues karshi të tjerëve ose dhe e kundërta, të tjerët karshi tyre, numrat e rasteve mbi këtë fenomen, vazhdojnë të na zhgënjejnë. E megjithatë, krahas dialogjeve dhe hapave parandalues, sipas Unesco-s, 30% e fëmijëve në botë, kanë qenë viktima të bullizmit.

Prindërit, luajnë një rol themelor mbi ekzistencën e këtij fenomeni ose jo në shoqëritë në mbarë botën. Është e vërtetë që fëmijët absorbojnë mësime negative nga mjedisi rrethues por dhe bashkëjetesa dhe jeta brënda mureve të shtëpisë na mëson se si të jetojmë dhe të sillemi në ambientin shoqëror, në shkollë, universitet, punë në të ardhmen, me miqtë, të afërmit etj.

Të lidhura

None found

Pavarësisht statistikave,ekzistojnë gjithmonë mekanizmat dhe vullneti i mirë për të shmangur veset që kanë mbizotëruar brezat e rinj sëfundmi. Ekzistojnë mënyra sesi mund t’i mësojmë fëmijët të sillet në mënyrë të drejtë dhe të duhur…Të qenit gjithmonë të sjellshëm me të tjerët!

I mësojmë atyre, mirësjelljen!

Fëmijët janë si sfungjer dhe është përgjegjësi e prindërve që tju mësojnë atyre rëndësinë e të qenit të sjellshëm, të edukuar dhe të vlerësojnë e të marrin në konsideratë emocionet e të tjerëve.

T’i mbështesim fëmijët tanë në pasionet e tyre.

Duhet t’i mbështesim fëmijët tanë edhe në gjërat që në të vërtetë nuk i kuptojmë.Vetëm kështu do të mësojnë që zgjedhjet dhe interesat e të tjerëve, vlejnë dhe se bota e gjithësecilit nga ne është unike.

I bëjmë të njohur fëmijëve tanë dhe kultura të ndryshme nga ne.

Shpeshherë na tremb e panjohura.Por universi prandaj është i bukur me të gjitha ngjyrat e tij, gjuhët, traditat, zakonet etj.

T’jua tregojmë fëmijëve sesa e vlerësojmë altruizmin e tyre.

“Faleminderit që i ndave lodrat e tua me mua!”, “Përqafimi yt më bëri të ndjehem shumë mirë kur isha e mërzitur. Fjalë të tilla që shprehin vlerësim, shërbejnë si motiv për të nxitur sjellje me nota pozitive tek fëmijët .

të fundit

Prezantimi i Rodrit nga Barcelona shihet si një thumbim ndaj Real Madridit

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Rodrit nga Manchester City, në një marrëveshje që kap vlerën e 76.5 milionë eurove.Por, përtej…

40 seconds ago

Citizens Begin 80th Protest March Toward the Prime Minister’s Office, Demand Edi Rama’s Resignation

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Protesta ka hyrë në ditën e 80-të, duke shënuar një…

57 seconds ago

Barcelona zyrtarizon goditjen e madhe, Rodri largohet nga Manchester City

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e një prej emrave më të mëdhenj të kësaj vere. Rodri Hernandez është lojtari më i…

1 minute ago

Germany Promises to Repair Chernobyl Reactor’s Damaged Protective Cover After Russian Attack

Ministri gjerman i Mjedisit, Carsten Schneider, gjatë vizitës së tij në Kiev, u zotua se Gjermania do të ndihmojë Ukrainën…

1 minute ago

PDK Presidency Determines Its Future Political Positions and Actions

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar zhvillimet e fundit politike…

3 minutes ago

Abdixhiku Reveals LDK’s Criteria for Kosovo’s Next President

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin me Albin Kurtin nuk është diskutuar për emra konkretë për…

3 minutes ago