lifestyle

Si të rigjesh buzëqeshjen kur dita nis keq për ty

Të gjithë jemi përballur me ditë të cilat teksa kanë nisur na kanë ngarkuar emocionalisht sa kemi menduar se do të ishte më mirë të mos ishim ngritur fare nga shtrati. Të mësosh një lajm të keq, diçka e pazakontë dhe e dhimbshme për ty a ndonjë të afërmin tënd, probleme në punë, një telefonatë e trishtë etj.

Por edhe pse një ditë të mos ketë nisur me këmbën e mbarë, nuk duhet të bëjmë panik. Jemi sërish ne që e kemi në dorë që kjo ditë të mos mbyllet ashtu si nisi e shoqëruar me ndjesi negative dhe me doza trishtimi.

Të lidhura

None found

Jeta është e përbërë me ndodhi e ngjarje jo të këndshme që na bëjnë të përgjegjshëm  për t’i pranuar e përjetuar ato edhe në rastet me ngarkesa të ndryshme e të forta emocionale. Asgjë nuk është lineare dhe për këtë arsye ne duhet të pranojmë çdo ditë ashtu si vjen, me ndodhitë e saj të lumtura si dhe ato me ndodhitë e papritura.

Zakonisht, jemi të prirur të zhytemi emocionalisht  nga gjendja që shkakton një ditë e nisur jo mirë dhe kjo gjendje ndikon jo vetëm në mbylljen e asaj dite me të njëjtat doza mërzie por priremi të jetojmë për edhe më shumë gjatë me ndjesitë e trishtimit që lë një ditë e vështirë.

Disa këshilla për të transformuar ditën tuaj:

Zgjidhni të qeshni. Studimet kanë vërtetuar për ndikimin e të qeshurës në moralin dhe mirëqenien tonë. ( rrethohuni nga njerëz që ju bëjnë për të qeshur dhe  që ju pëlqen shoqëria e tyre) Të qeshësh disa minuta në ditë, është në avantazhin tuaj dhe ndikon në transformimin e saj edhe kur kjo ditë nuk është në favorin tuaj.

Merrni kohën tuaj. Një ditë mund të ketë nisur jo mirë për ty por ti ke në dorë t’i japësh kohë vetes tënde.Kështu do të kesh mundësi të relaksohesh dhe të ripërqëndrohesh në prioritetet e tua.

Jini mirënjohës/e.Nëse zemëroheni se ju duket sikur nuk keni kontroll mbi atë që po ndodh, fokusohuni tek vetja dhe merrni frymë thellë dhe mos harroni të tregoheni mirënjohës/e. Ndjenja e mirënjohjes për atë që jeni dhe keni ju lejon të rikujtoni atë që vlen e ka rëndësi në jetë, si një panoramë e gjërave me vlerë që ke në jetën tënde. Ky reflektim ndihmon në zbutjen e gjërave negative që të ka ofruar një ditë e caktuar…

Rri pranë të dashurve të tu. Kur diçka shkon keq, është gjithmonë mirë dhe e udhës të rrethohemi nga njerëzit e zemrës të cilët janë aty për të na bërë të ndihemi më mirë, të gjejmë një zgjidhje së bashku etj. Jeta është pashmangshmërisht e lidhur me ngjarje të papritura dhe të paparashikuara para të cilave ndihemi të vegjël e të pafuqishëm për t’i dhënë zgjidhje por që njëkohësisht  na ndihmojnë të na japin mësime për të ecur përpara.

të fundit

Goxhaj akuzon opozitën për përçarje të protestuesve: Ende pa organizim konkret për tubimin kombëtar të së shtunës

Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…

1 minute ago

Shqiptarët ndërtuan Greqinë, por sot u mohohet pensioni”: A do të ndryshojë qeveria rregullat ekzistuese?

Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…

8 minutes ago

Lindrit Kamberi merr ftesën e Franco Fodës për ndeshjet e Kosovës në nëntor

Kapiteni i Zurichut Lindrit Kamberi është zyrtarisht lojtari më i ri i Kosovës, me përzgjedhësin Franco Foda që e ka…

8 minutes ago

Elbasan, rifillojnë kërkimet pas shpërthimit në pallat: 16 efektivë të angazhuar, të pakta gjasat që 69-vjeçari të jetë gjallë

Rinis pas ndërprerjes së përkohshme operacioni i kërkim-shpëtimit në pallatin e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i fuqishëm në lagjen “Beqir…

14 minutes ago

Studentët njoftojnë protestë të shtunën para Ministrisë së Arsimit, tubimet kombëtare do të mbahen dy herë në javë

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në orën 14:00,…

15 minutes ago

Kurti diskuton me HANDIKOS-in për ligjin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Kryeministri theksoi nevojën për zgjidhje konkrete dhe mbështetje institucionale, duke premtuar angazhim për përmirësimin e mirëqenies së kësaj kategorie. Kryeministri…

32 minutes ago