Veshkat janë përgjegjëse për pastrimin e trupit nga toksinat dhe shëndeti i tyre është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e të gjitha organeve.
Ato duhen pastruar rregullisht nga toksinat dhe kripa e tepërt për të garantuar një shëndet të mirë
Kujdes me kripën
Ushqimet e kripura rrisin tensionin e gjakut dhe shkaktojnë një dëm të madh në veshka. Ekspertët këshillojnë kufizimin e përdorimit të kripës në ushqime dhe ngrënien e sa më shumë frutave dhe perimeve.
Kujdes me ilaçet
Shumë ilaçe shoqërohen me efekte anësore që manifestohen tek veshkat. Ekspertët këshillojnë përdorimin e kufizuar të medikamenteve që merren pa recetën e mjekut. Mos e teproni me përdorimin e barnave kundër dhimbjeve siç është ibuprofeni. Barna të tilla që konsumohen pa fre shkaktojnë një dëm të rëndë në veshka.
Pini shumë ujë
Dehidratimi, sidomos ai afatgjatë, pengon ndjeshëm funksionin e veshkave. Ekspertët këshillojnë që të pini ujë jo vetëm sa herë keni etje por minimalisht 8 gota ujë në ditë. Nivelet e rrezikshme të dehidratimit dallohen tek ngjyra e urinës e cila tregon se sa më e errët të jetë, aq më të dehidratuar jeni.
Ushqimet më të mira për veshkat
Ushqimet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e veshkave. Ekspertët thonë se një regjim i shëndetshëm dhe i ekuilibruar është një aspekt i rëndësishëm i shëndetit të veshkave. Shalqiri është një frutë i rëndësishëm për shëndetin e veshkave. Ai është i pasur me ujë dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nëpërmjet urinës.
Frutat e pyllit në veçanti boronicat e kuqe janë të domosdoshme për pastrimin e veshkave nga toksinat. Farat e kungullit përmbajnë shumë antioksidantë të cilat përmirësojnë funksionin e veshkave. Ato duhen konsumuar rregullisht por jo në sasi të mëdha. E fundit por jo nga rëndësia, një regjim i shëndetshëm ushqimor është thelbësor për parandalimin e tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit, dy sëmundje që nxisin përkeqësimin e veshkave. /AgroWeb
Prej disa muajsh, Roza Lati dhe Xhonatan Islami, ishin ndër çiftet më simpatike të “showbizz”-it tonë. Dyshja, e cila fillimisht…
Uest Hem ka vendosur të shkarkojë trajnerin Graham Poter. Ky i fundit nuk po bënte aspak mirë me skuadrën e…
Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 51-vjeçarit Valbon (Marko) Beqiraj, i cili dyshohet se…
Këtë të shtunë, përmes një video në llogarinë e tij personale në “Facebook”, lideri demokrat Sali Berisha, ka reaguar për…
Katër fitore në 4, Al Nassr vijon sezonin perfekt në Arbaninë Saudite. Këtë herë Ronaldo me shokë “thyern” rivalin e…
Caner Erkin, kapiteni i Sakarjaspor, u largua me karton të kuq pasi goditi me shpullë shokun e skuadrës. Sipas tij,…