lifestyle

Si të parandaloni mbytjen e një fëmije: Mund të ndodhë në 30 sekonda

Në filma mbytja paraqitet në mënyrë shumë dramatike: me të rrezikuarin që bërtet për ndihmë, përpiqet të dalë në sipërfaqe dhe tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Në fakt një mbytje mund të jetë e heshtur dhe të ndodhë në vetëm 30 sekonda. Sidomos kur flasim për një fëmijë të vogël, i cili mund të mos dijë të notojë mirë, rreziku rritet dhe vetëm disa minuta pa mbikëqyrje në ujë mund të jenë fatale.

Të lidhura

None found

Si ta ndihmojmë një fëmijë që rrezikon të mbytet?

-E nxjerrim nga uji , në mënyrë ideale me një jelek shpëtimi, sepse në panik mund të na tërheqë deri në fund të detit. Pastaj njoftojmë ndihmën e shpejtë.
-Derisa të vijë ndihma e shpejtë , ne ofrojmë ndihmën e parë. E shtrijmë fëmijën me shpinë, në një sipërfaqe të qëndrueshme, me njërën dorë e shtyjmë pak kokën prapa dhe me tjetrën ia tërheqim mjekrën. Nëse ai nuk merr frymë (e afrojmë veshin pranë gojës dhe hundës për ta kontrolluar) fillojmë frymëmarrjen artificiale : Për fëmijët nën një vjeç, e vendosim gojën në hundë dhe i fryjmë dy herë, për rreth 1 sekondë çdo herë. Ne presim të shohim gjoksin e tij të ngrihet dhe të bjerë dhe e përsërisim. Për fëmijët një vjeç e lart: I mbyllim hundën, ia afrojmë gojën dhe fryjmë ngadalë dy herë (1-2 sekonda çdo herë). Ne presim që gjoksi i tij të ngrihet dhe të bjerë dhe të përsërisim veprimin.
-Kontrollojmë për pulsin: Dy gishtat i vendosim në qafën e fëmijës, në të ashtuquajturën mollë të Adamit (ose nëse është foshnjë, në sqetull). Ne presim pesë sekonda. Nëse ka puls, vazhdojmë frymëmarrjen artificiale duke fryrë një herë në tre sekonda. Nëse nuk ka puls, fillojmë masazhimet e gjoksit : Për fëmijët nën një vjeç, vendosni dy gishta drejt në qendër të gjoksit dhe shtyni fort pesë herë për rreth tre sekonda . Pas pesë presioneve i fryjmë fëmijës edhe një herë në gojë. Për fëmijët një vjeç e lart, ne përdorim bazën e pëllëmbës sonë, ku ajo lidhet me parakrahun (të dyja pëllëmbët, nëse janë adoleshente ose të rritur) dhe bëjmë pesë presione të shpejta pikërisht në qendër të gjoksit për rreth tre sekonda. Pas pesë presioneve i fryjmë fëmijës edhe një herë në gojë.
Pavarësisht moshës, ne vazhdojmë të bëjmë pesë ngjeshje në gjoks me një frymëmarrje në mes dhe kontrollojmë për një puls pas çdo minutë që kalon.

-Asnjëherë nuk e marrim si të mirëqenë se është tepër vonë. Edhe nëse një fëmijë nxirret nga uji pa puls apo frymëmarrje, ne thërrasim një ambulancë ndërkohë që japim ndihmën e parë.

Tags: femijembytje

të fundit

Tesco sjell teknologjinë me inteligjencë artificiale për provimin virtual të veshjeve

Tesco po teston një teknologji të re që u lejon klientëve të shohin virtualisht se si do t’u rrinë rrobat…

4 minutes ago

Meta zbulon Muse Charm, pajisjen kompakte për komunikim me inteligjencën artificiale

Meta ka prezantuar një pajisje të re të quajtur “Muse Charm”, e cila u mundëson përdoruesve të komunikojnë me inteligjencën…

5 minutes ago

Geely sjell teknologjinë që karikon baterinë e makinës elektrike për 4 minuta e 30 sekonda

Karikimi i veturave elektrike po bëhet edhe më i shpejtë, pasi prodhuesi kinez Geely Auto Group ka prezantuar një sistem…

5 minutes ago

Eurocodes as the sole standard for safer construction, Josifovski: Housing prices will not necessarily rise

Në Maqedoni ndërtohet sipas standardeve paralele, atyre të vjetra të viteve ’80 dhe ’90 dhe eurokodeve, por për ndërtime më…

10 minutes ago

Përplasje mes tre automjeteve në aksin Fushë-Krujë–Krujë, humb jetën një i ri dhe plagosen dy persona

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë-Krujë–Krujë, në afërsi të fshatit Kamberas, ku tre automjete…

10 minutes ago

Zelensky: US proposes trilateral meeting with Russia and Ukraine in the United Arab Emirates

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar që Emiratet e Bashkuara Arabe të presin një takim trepalësh me Ukrainën dhe Rusinë, me…

11 minutes ago