lifestyle

Si të merrni veten brenda pak orësh nëse keni pasur një helmim ushqimor

Pasojat e helmimit ushqimor janë të ndryshme për çdo njeri. Disa përjetojnë ngërçe në stomak, kurse të tjerë diarre dhe të vjella. Gjithashtu mund të përjetohet edhe marrje mendsh dhe dehidratim. Në listën më poshtë do të gjeni ushqimet që janë provuar se u bëjnë mirë personave të helmuar nga ushqimi.

Çaji i mentes

Mentja përdoret shumë në aromaterapi. Vaji i saj ka efekt relaksues dhe qetëson trupin. Kjo cilësi e saj është perfekte  për ata që vuajnë nga helmimi ushqimor, pasi lehtëson spazmat dhe dhimjen. Përgatisni një filxhan të ngrohtë çaj menteje dhe spazmat në stomak do t’ju largohen.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës në stomak qetëson traktin gastro-intestinal. Ajo ka natyrë alkaline dhe nuk i lejon bakteret të popullojnë stomakun. Është perfekte për të parandaluar edhe shumimin e mikroorganizmave që kanë shkaktar helmimin ushqimor.

Uji

Diarreja është një prej pasojave të helmimit ushqimor. Gjatë kësaj kohe, trupi humbet shumë lëngje dhe dehidratohet. Pirja e sa më shumë uji e ndihmon trupin të hidratohet përsëri. Gjithashtu eliminon toksinat dhe bakteret e tjera që do të përshpejtojnë shërimin.

Karbon aktiv (ushqimor)

Karboni aktiv është ideal për gazrat dhe substancat e padëshëriuara që dëmtojnë trupin dhe ju shpëton prej tyre.

Limoni

Bakteret mund të zhduken në praninë e aciditetit duke përshpejtuar kështu shërimin nga helmimi ushqimor.  Përgatisni një lëng me limon dhe shtoni pak mjaltë ose sheqer. Mund t’i shtoni gjithashtu pak limon çajit.

Mollët

Lehtësojnë urthin dhe parnadalojnë acidin refluks. Mollët përmbajnë susbastnca që shkatërrojnë bakteret shkaktare të diarresë dhe mikroorganizmat që shkaktojnë dhimbje stomaku.

Bananet

Kaliumi ndihmon në lehtësimin e efekteve anësore të helmimit ushqimor. Ndihmon gjithashtu të merrni veten shpejt.

Borziloku

Gjethet e borzilokut të përziera me një lugë gjelle mjaltë janë një trajtim efektiv për infeksionet në fyt dhe stomak. Vetëm pas disa orësh do ta ndieni veten shumë më mirë.

Kumini

Farat e tij qetësojnë lëngjet në stomak. Shtoni disa fara në supë për të përshpejtuar procesin e shërimit.

Xhinxheri

Xhinxheri ka efekte të shkëlqyera kundër sëmundjeve të aparatit tretës. I kombinuar me mjaltin ai është një trajtim i mirë për dhimbjen dhe reduktimin e inflamacionit.

të fundit

Horoskopi 13 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për më shumë intimitet…

8 hours ago

Rritje e madhe e Ethereum: Po i afrohet kulmit historik

Ethereum, kriptomonedha më e popullarizuar pas Bitcoin, i tejkaloi rivalët e saj gjatë fundjavës, duke udhëhequr një rritje më të…

8 hours ago

27 vatra zjarri aktive, situatë e rëndë në jug. Evakuohen banorët në Delvinë, Rrogozhinë, Poliçan, Tepelenë, digjen banesat në disa zona

Zjarret e fuqishme që kanë përfshirë vendin kanë detyruar evakuimin e qindra banorëve dhe kanë shkaktuar djegien e disa banesave…

8 hours ago

Zjarret në Delvinë/ “Të gjithë janë larguar”, banori: Çdo gjë mori fund, gjithçka u shkatërrua!

Banorët në Delvinë prej disa orësh po përballen me pamje apokaliptike teksa flakët afrohen minutë pas minute drejt banesave të…

8 hours ago

Raporti i DASH: Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të…

8 hours ago

Katy Perry gjobitet pasi xhiroi një videoklip në një zonë të mbrojtur

Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry po kalon një periudhë të vështirë, si në aspektin personal ashtu edhe në atë…

8 hours ago