E kemi thënë dhe përsëritur disa herë që moda do bëjë xhirot e saj nga trendi në trend dhe në fund kthehet sërish në bazë: tek gjërat që s’njohin kohë! Tendenca për t’u kthyer tek klasikja është jo vetëm nevojë, por dhe vendim i zgjuar pasi padashje, keni ndërtuar një garderobë që mund të rezistojë për dekada me radhë.
Ç’duhet të keni parasysh para se ta krijoni atë?
None found
1. S’ka nevojë të fiksoheni pas sasisë.
Mjafton të strukturoni mendimet. Fillimisht listoni çfarë ju duhet dhe limitojeni dollapin duke bërë blerje të zgjuara, por më të mira!
2. Merr pak kohë para se ta rinovosh
Kjo është një provë që mund t’i bësh vetes. Pasi ke pastruar dollapin, mos nxito t’i zëvendësosh me veshje të reja. Jeto për 1 ose 2 muaj me veshjet më të mira që seleksionove dhe kupto që s’duket dhe aq keq jeta me pak rroba.
3. Ji e vërtetë me veten për çfarë të duhet/përshtatet me stilin tënd
Nëse 70-80% të kohës e kalon me punë nga shtëpia, prioritetet në veshje ndryshojnë. Mos bëni shpenzime të kota nisur vetëm nga një trend i ri që ndoshta, s’bën fare për stilin dhe natyrën tuaj.
Ç’nënkupton një garderobë klasike?
1. Një xhaketë lëkurë që jeton përgjithmonë
2. Një palë pantallona klasike (jo domosdoshmërisht të zeza)
3. Një pulovër të thjeshtë me ngjyrë të kombinueshme
4. Ky fund, është blerje 100% e zgjuar!
5. Një bluzë e zezë
6. Një palë çizme të zeza lëkure
7. Xhinse blu
8. Një këmishë e bardhë
9. Një palë balerina të tilla, quajini investim
10. Fustan i trikotuar për çdo rast/orë
11. Një çantë klasike të zezë që mban gjithçka brenda
12. Një pallto të plotë
13. Taka të rehatshme
14. Një kostum për evente të rëndësishme
15. Një rrip bazik që shkon me çfarëdo
16. Një çantë të vogël
Në aksionet e intensifikuara të Policisë Pyjore, të kryera gjatë tetorit, kundër prerjes së paligjshme të drurëve, transportit dhe tregtisë…
MPB Maqedoni njofton se dje (12.11.2026), në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të nisur interpelancën. Kjo lidhur…
Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore nga Serbia në Kosovë, më 8 dhe 9 nëntor, është realizuar pa miratim paraprak…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të shpallë konkurs për avancimin e katër prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Deputetët i dhanë dritën e gjelbër ratifikimit të tri marrëveshjeve të Kosovës…