Dhe pse duket si një kontraditë, për tu dobësuar pa vuajtje nuk duhet të bëjmë dietë. Sekreti është të mësosh të hash në mënyrë korrekte dhe të rrisësh konsumin e ushqimeve të shëndetshme.
Sepse automatikisht kur mendojmë për një dietë dobësimi, mendojmë se do të vuajmë, pasi do të kemi uri gjithë kohës. Por mund të dobësohesh edhe pa vuajtur. Si? Ja disa këshilla:
None found
Lamtumirë ushqimeve “të vdekura” metabolike
Ushqimet që nuk sjellin përfitime për organizmin ndahen në tre grupe: sheqernat, mielli dhe vaji i rafinuar. Sigurisht që këto i përmbajnë pjesa më e madhe e ushqimeve dhe janë një nga shkaqet që shkaktojnë fryrje. Por edhe një nga arsyet pse nuk humb peshë, pasi mbledhin në mënyrë progresive niseshten, dhe yndyrnat në inde.
Një mëngjes i mirë
Baza e ushqimit të shëndetshëm ka të bëjë me atë që i japim ne organizmit kur dhe sa ka nevojë. Një mëngjes i mirë është thelbësor për shumë arsye. Mbi të gjitha do të përmbaje ushqimet e nevojshme që i duhen trupit. Një mëngjes i plotë të shmang urinë gjatë mëngjesit, dhe nuk do të keni shumë uri në drekë.
Kur nuk ha për shumë kohë depozitohen yndyrnat, sepse organizmi që nuk merr ushqim, kalon në mënyrën “Kursim”. Sigurohuni që mëngjesi të ketë të gjitha grupet e ushqimeve, fruta, perime, bishtajore, drithëra, por jo sheqerna apo gjëra të skuqura.
Përtypni mirë
Kur hamë ngadalë, gëlltisim më pak ushqime. Kjo pasi kur truri merr sinjalin e ngopjes së stomakut, është tepër vonë.Të përtypësh 30 herë ushqimin në gojë do të jetë e nevojshme derisa sistemi tretës të marrë ushqime më të përpunuara.
Mos privoni veten nga kënaqësitë
Gjithmonë në sasi të moderuar, mund të shijoni një akullore, një fetë tortë, apo një hamburger. Avantazhi i kësaj lirie është largimi i ankthit dhe privimi nga ajo që dëshironi.
Mos u shpërqendroni gjatë vaktit
Lëreni mënjanë televizorin, celularin apo librin teksa hani. Nëse shpërqëndroheni gjatë vaktit do të hani më shumë ushqime e të një cilësie më të keqe. Nuk do të përtypeni si duhet, dhe truri do të vonojë mesazhin e ngopjes nga stomaku.
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…