lifestyle

Si të dalloni vajin e ullirit origjinal nga ai me hile? Këto janë mënyrat

Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare, por sa të sigurtë jeni se vaji që përdorni çdo ditë është i pastër dhe pa hile? Në fakt ekziston një truk i thjeshtë i cili ju ndihmon të kuptoni nëse po konsumoni vaj ulliri të shëndetshëm apo një përzierje vajrash luledielli dhe kikiriku. Somelierja e vajit të ullirit Katerina Mountanos ndan metodën e saj për të provuar vërtetësinë e vajit të ullirit.

Hidhni një gllënjkë vaj ulliri në një enë të vogël, mundësisht me fund të rrumbullakët (një gotë vere psh). Me njërën dorë mbani gotën, kurse me tjetrën mbulojeni që të mos dalë aroma.. Mundohuni të fërkoni pak gotën për të ngrohur pak vajin, tundeni me lëvizje rrethore. Më pas hiqeni dorën që keni mbi gotë, afrojeni pranë hundës dhe merrni thelle erën e vajit të ullirit. Nëse ndjen erë të freskët si bari, fruta apo perime, ka më shumë gjasa që vaji juaj të jetë vërtet ekstra i virgjër.

Hapi tjetër është të shijoni atë. Kthejeni një gllënjkë të vajit në gojën tuaj, por mos e gëlltitni. Me dhëmbë të mbyllur dhe me buzë të hapura, thithni pak ajër në gojën tuaj dhe vërtiteni vajin rreth gojës tuaj. Pastaj pijeni. Nëse është i virgjër do vazhdoni të ndjeni shije të frutave dhe perimeve dhe do të ndjeni një shije të hidhur në pjesën e pasme të fytit kur e gëlltitni atë. Është normale të kolliteni, dhe në fakt, vajrat me cilësi të lartë ngacmojnë fytin për kollë. Sa më shumë kollitje aq më i mirë është vaji.

të fundit

Horoskopi 25 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Në dashuri nëse e gjeni veten të dyjëzuar prej situatave, do të thotë se nuk është ende momenti për…

3 hours ago

A do të largohet Xheneta pas ardhjes së saj? Flet Egli Tako

Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan lajme se Egli Tako do të bëhet pjesë e programit “E Diell”, me një…

4 hours ago

Provokimi i Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kosova…

4 hours ago

PD dorëhiqet nga Bashkia e Tiranës? Përgjigja e Flamur Nokës i vë vulën!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka dhënë fund aludimeve se opozita mund të mos marrë pjesë…

4 hours ago

E rëndë në Greqi, humb jetën 50-vjeçari shqiptar, sharra elektrike i preu këmbën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Larisa të Greqisë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.…

5 hours ago

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Vlorë, dy persona nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peshkpi-Kot. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30,…

5 hours ago