Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi ‘sekretin’ se si të kuptojmë nëse mjalti është natyral apo artificial duke kryer disa prova cilësie.
“Le të marrim një mjaltë që mund ta blejmë edhe në rrugë, e hapim kavanozin, marrim pak mjaltë dhe e vendosim mbi thua, nëse pika e mjaltit që vendosim mbi thua mbetet e pahapur eshte mjalt natyral. Nëse është mjalt industrial hapet menjëherë, nuk qendron. Nëse do të kemi me vete një farcoletë dhe do të hedhim pak mjaltë dhe e mbyllim farsoletën dhe presim, nëse mjalti është origjinal, natyral do të ndodh që nuk do të dalë jashtë farsoletës, ky është një tregues tjetër që mund të realizohet” tha ai.
None found
“Një tjetër test është: Marrim një lug mjaltë dhe e nxehim te petrogaze. Nëse është mjalt natyral, ai vlon, formon flluska dhe nuk nxjerr tym të zi, gjithashtu pasi ftohte ruan të njëjtën ngjyrë
Disa nga gabimet që bëjmë që nuk marrim të gjitha vlerat ushqyese të mjaltit edhe kur ai është natyral.
“Duhet që mjaltin para se ta konsumojmë ta tresim në mënyrë që të marrim maksimumin e tij. Nëse e marrim mjaltin dhe e hedhim në çaj të nxehtë atëherë ky është gabim I madh, marrim vetëm pak nga enzimat që duhet të marrim, temperatura që duhet të jetë qumështi ose caji maksimalisht është 40 gradë Celsius” shpjegoi mjeku popullor Ylli Merja në emisionin “Rreze Dielli”.
Mjeku popullor Ylli Merja këshilloi gjithashtu se kohëzgjatja ideale e mjaltit në kavanoz është dy vite, pas saj ka shumë mundësi që të humbasi vlerat e tij dhe të krijojë myk.
“Nëse mjalti do të qëndrojë i konservuar në kavanoza, jetëgjatësia e tij është mbi dy vite por çfarë duhet të kemi parasysh, gjatë një qëndrimi të tejzgjatur të tij mund të na zhvillohen procese mykotike të tij në brendësi, ka myqe që e duan këtë ëmbëlsi. Janë disa tregues që na bëjnë të kuptojmë nëse mjalti nuk duhet konsumuar më, nëse e vendosim në gojë shtyp dhëmbët dhe janë si të ngjitur ky mjalt është i mirë. Nëse e kapërcej dhe më jep si djegie të lehtë, mjalti është i mirë.Nëqoftese buketa e tij më mbush gojën si me aroma lulesh, është i mirë. Nëse ëmbëlsira shuhet lehtë tregon që është i mirë. Nëse mjalti që unë blej përhapet kur e hedh në dorë, më ëmbëlson shumë gojën, qëndron gjatë në gojë, mjalti thahet shumë lehtë në dorë, lahet shumë shpejtë” tha ai.
Ndërsa tregoi edhe dy periudhat e ndryshme në të cilat mjalti merr ngjyra dhe aroma të ndryshme sipas stinës.
“Ndahet në dy periudha, pjesa e parë pranvera dhe vera mjalti është aromatik nga lulet dhe sa më shumë në vjeshtë shkojmë drejt monoluleve por është më i ushqyeshëm dhe jetëgjatë, këtu ndikon përqindja e yjit, sa më shumë i afrohemi vjeshtës, përqindja e ujit ulet” shpjegoi më tej ai.
Deklaratat e Jude Bellingham pas fitores së Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë të shkaktojnë…
Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinale, duke…
Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka hedhur poshtë kritikat ndaj paraqitjeve të kampionëve të botës në Kupën e Botës…
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur…
Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik me dy të vdekur në Cërrik dhe një tjetër mbeti i plagosur. Sipas informacionit zyrtar…
Pau Cubarsi ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren 2-0 të Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…