lifestyle

Si të dalloni migrenën nga një dhimbje koke e thjeshtë

Migrena është shumë më e zakonshme nga sa mendojmë. 2 në 10 të rritur në vend vuajnë nga migrena kronike, ndërkohë që shumë herë ata ngatërrojnë sulmet e migrenës me dhimbjet e kokës, ndaj nuk kërkojnë ndihmë.

Por migrena mund të jetë një gjendje dobësuese dhe torturuese, prandaj është e rëndësishme të hulumtohen trajtimet dhe modalitetet që funksionojnë për ne. Por si fillim, si mund ta dallojmë migrenën nga dhimbja e kokës?

Të lidhura

None found

Dhimbja e kokës është zakonisht më e lehtë në intensitet dhimbjeje dhe përshkruhet si një “shtrëngim” rreth kokës. Në të kundërt, një migrenë fokusohet në një pjesë specifike të kokës. Për shembull mund të jetë dhimbje shumë intensive përpara kokës dhe sipër syrit. Mund të jetë vetëm në anën e djathtë, ose në një zonë të caktuar të kokës.
Dhimbjet e kokës janë zakonisht të rastësishme. Ndryshe nga sulmet e migrenës të cilat janë një çrregullim kronik rikthim. Në përgjithësi, frekuenca e sulmeve të migrenës mund të ndryshojë nga personi në person dhe shpesh ndikohet nga faktorë gjenetikë ose psikologjikë.
Sulmet e migrenës nuk e lejojnë njeriun të vazhdojë normalisht aktivitetet e përditshme, pasi dhimbja, simptomat që shoqërojnë sulmin e migrenës, por edhe lodhja nuk e lejojnë njeriun të përballojë.
Simptomat e dhimbjes së kokës dhe migrenës janë të ndryshme. Një dhimbje koke e thjeshtë padyshim krijon dhimbje dhe parehati në kokë. Anasjelltas, sulmet e migrenës mund të ndikojnë në shikim (drita ndezëse ose vija me kuadrate), të shoqërohen me të përziera intensive, të vjella, ndjeshmëri ndaj dritës, marramendje, etj.
Është e rëndësishme që një person të jetë në gjendje të bëjë dallimin midis sulmit të migrenës dhe dhimbjes së kokës në mënyrë që të marrë trajtimin e duhur.

të fundit

BIRN: More than half of rulings on freedom of expression show SLAPP indicators, 50 high-risk cases

Një raport mbi lirinë e shprehjes në praktikën gjyqësore identifikon 171 vendime me të paktën një nivel rreziku nga paditë…

10 seconds ago

Banking crisis rocks Paraguay, Santiago Peña arrested after removal from office

Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra përmes një procedure impeachment dhe është vendosur në arrest shtëpie, pas…

30 seconds ago

How much are the dollar and euro bought and sold for, and what about other currencies?

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…

47 seconds ago

Two missiles strike Qeshm as Trump administration clashes over Iran: Vance seeks diplomacy, military awaits orders

Administrata amerikane duket e përçarë lidhur me vijimin e konfliktit me Iranin. Zëvendëspresidenti JD Vance po ushtron presion për t'i…

1 minute ago

National protest today/ Students to gather at 2:00 p.m. outside the Ministry of Education! Young people demand Edi Rama’s resignation

Studentët do të zhvillojnë sot protestë kombëtare në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë refuzojnë dialogun me kryeministrin,…

1 minute ago

Section of Road B temporarily closed for cycling race

Për shkak të zhvillimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina”, një pjesë e Rrugës B do të jetë i…

2 minutes ago