Jeni në një darkë të rrethuar nga njerëz dhe papritur ju zë lemza. Ju ndiheni në siklet dhe për më tepër nuk gjeni dot një mënyrë për ta parandaluar atë.
Lemza është një tkurrje e padëshiruar e diafragmës, muskujve që ndajnë kraharorin nga barku, dhe luajnë një rol të rëndësishëm në frymëmarrje.
Çdo tkurrje e diafragmës ndiqet nga një mbyllje e papritur e kordave vokale, që prodhojnë tinguj të veçantë të njohur si lemza.
Por, çfarë mund të bëni për të parandaluar lemzën, e cila përveçse e bezdisshme, bëhet edhe e dhimbshme ndonjëherë?
Ju njohim me disa mënyra të cilat mund t’ju shpëtojnë nga situatat e pakëndshme që shkakton lemza:
Mbani frymën tuaj dhe filloni numërimin deri në 10. Kjo është teknika më e popullarizuar dhe më e lehtë për të parandaluar lemzën.
Fryni me shpejtësi një qese prej letre. Kjo rrit sasinë e dioksidit të karbonit në gjak, dhe trupi bëhet i përgjegjshëmme marrjen e tij, duke harruar kështu lemzën.
Eksportet bien ndjeshëm në mars, tkurren me 11.7% nga ecuria negative e grupeve kryesorePini ujë të ftohtë! Pirja ose duke bërë gargare me të, ka të njëjtin efekt në parandalimin e lemzës.
Mjaltë ose uthull? Cila është zgjedhja juaj? Merrni një lugë çaji sheqer ose mjaltë dhe vendoseni në anën e poshtme të gjuhës. Të njëjtën gjë mund të bën edhe me një lug çaji uthull.
Shmangni ushqimet me erëza. Disa lloj erëzash irritojnë në një masë të konsiderueshme ezofagu dhe stomakun. Ata janë përgjegjëse për rrjedhjen e acidit nga stomaku në ezofag dhe kjo sjell më pas lemzën.
Këto truqe do t’ju ndihmojnë të ndaloni lemzën menjëherë.
Në rast se ajo nuk do të ndalet pas disa orësh, ju ndoshta keni probleme me frymëmarrjen dhe gëlltitjen dhe duhet menjëherë të kërkoni ndihmën mjekësore.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024, tregon se…
Sot, më 22 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.9 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.5…
Këtë të premte në vendin tonë, do të mbizotërojnë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura. Në zonat veriore dhe qëndrore,…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot mund të ndiheni të pasigurt, por një bisedë…
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke shprehur indinjatën e…
Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 111,084 aplikimesh për azil gjatë vitit të parë të qeverisë së kryeministrit Sir…