lifestyle

Si reagon trupi deri në 15 ditë pas lënies së cigares

Edhe pse shumica e duhanpirësve i kuptojnë rreziqet që cigarja shkakton, lënia e saj është diçka e vështirë. Kjo ndodh pasi nikotina që gjendet në duhanin e cigares, është një substancë që krijon varësi, gjithashtu dhe se vesi i të pirit duhan është vështirë që të ndryshohet.

Cilido që pi cigare i këshillohet që ta ndalojë, pasi duhanpirja shoqërohet me probleme afatgjata të shëndetit, siç janë tumoret, sëmundjet e mushkërive, zemrës dhe mëlçisë.
Sipas të dhënave, ndalimi i konsumimit të cigares shfaq përmirësime në shëndetin e organizmit që në dy javët e para.

24 orët e para

Mushkëritë e duhanpirësve janë të ekspozuara ndaj shumë substancave të dëmshme përfshirë nikotinën dhe monoksidin e karbonit. Këto kimikate kanë efekt të drejtpërdrejtë me presionin e gjakut dhe me rrahjet e zemrës.

Në vetëm 20 minutat e para nga momenti kur lihet cigarja, tensioni i gjakut dhe pulsi rikthehen në nivele të shëndetshme. Dhe brenda 24 orëve, nivelet e monoksidit të karbonit bien, duke e lejuar oksigjenin që ndodhet në gjak të arrijë nivelet e duhura.

Gjithashtu brenda një dite, qarkullimi i gjakut në ekstremitetet e trupit, fillon të përmirësohet.

Dita e dytë

Brenda 48 orëve të lënies së cigares, qelizat e nuhatjes dhe të shijes fillojnë të rigjenerohen. Madje fillon të zhduket dhe ‘fryma e duhanpirësit’, një aromë e cila është karakteristikë e të gjithë duhanpirësve.

Shumë shpejt mbas lënies së cigares, qelizat qerpikore që gjenden në brendësi të mushkërive, fillojnë dhe punojnë më mirë. Kështu funksionin e nxjerrjes së toksinave jashtë organizmit, e kryejnë më saktë.

Pavarësisht efekteve pozitive, lënia e cigares ka të njëjtat shenja si substancat e tjera narkotike.

Pasi të kanë kaluar 48-orët e para, trupi fillon dhe e kërkon nikotinën, dhe në pamundësi për ta gjetur kalon një shok. Prandaj në këtë fazë mund të ketë raste të marramendjes, tensionit të ulët apo të përzierave.

Pas 15 ditësh

Kur kanë kaluar përreth dy javë nga lënia e duhanit, qarkullimi i gjakut përmirësohet, duke rritur nivelet e largimit të helmeve nga trupi.

Qarkullimi i gjakut ka si funksion dhe furnizimin me oksigjen të qelizave të organizmit, gjë që pas lënies së duhanit fillon dhe normalizohet.

Shenjat që nikotina lë në gishtërinjtë dhe në dhëmbë do të fillojnë dhe të zhduken. Gjithashtu dhe volumi i ajrit që mbajnë mushkëritë fillon dhe të rritet.

Duke qenë se prodhimi i mukusit të mushkërive fillon dhe të rritet javët e para të lënies së cigares, në fillim të javës së tretë rrugët e frymëmarrjes do të jenë më të pastra. Gjë që sjell eliminimin gradual të kollës me sekrecione që shkakton konsumimi i cigares, si dhe parandalim të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. /agroweb/

Tags: CIGARE

të fundit

Aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, automjeti përplas furgonin me turistë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë…

23 minutes ago

Erdogan bisedë telefonike me Zelenskyyn: Turqia vazhdon të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.…

42 minutes ago

Zjarr ‘dëbon’ banorët në Gramsh, familjet largohen me lot në sy

Zjarri që përfshiu mbi shtatë fshatra në Gramsh ka nxjerrë nga shtëpitë qindra banorë, të cilët iu kërkua të evakuohen…

1 hour ago

Malësoret ruajnë traditën, zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve! Kush është vajza që “rrëmbeu” kurorën, prej vitesh jeton në Kanada

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat…

1 hour ago

Situatë kritike me zjarret në Gramsh/ Presidenti Begaj: Thirrje për ndërgjegjësim, banorët të bashkëpunojnë emergjencat civile

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shpërndau një mesazh për situatën kritike, të krijuar nga zjarret në vend. Kreu i shtetit…

2 hours ago

Ministria e Mbrojtjes tjetër thirrje urgjente: Të largohen menjëherë banorët e Skënderbegasit! Ekipet e emergjencës po evakuojnë fshatrat Spanesh dhe Kazie

Harta e zonave të përfshira nga zjarret në rrethin e Gramshit po zgjerohet më tej, teksa era po favorizon përhapjen…

2 hours ago