lifestyle

Si nis pranvera për secilën shenjë, horoskopi javor nga Paolo Fox: Dikush nga ju duhet të rrisë vigjilencën në punë

Dashi/ Ashtu siç pritej, java në vijim do të jetë shumë e mbarë dhe interesante për të lindurit në shenjën e Dashit. Do të jeni më të ndjeshëm ndaj njerëzve tuaj të dashur edhe ndaj partnerit, por kjo nuk do të ndikojë aspak në sferën profesionale. Një lajm i mirë mund të vijë për ata që kërkojnë një punë të qëndrueshme, ose për ata që presin një promovim ose rritje të pagës.

Demi/ Kjo nuk do të jetë një javë fort e mbarë për të lindurit në shenjën e Demit. Xhelozia e tepruar ndaj partnerit mund të krijojë keqkuptime, aq sa mund ta dëmtojë lidhjen tuaj. Edhe në sferën e punës mund të keni mosmarrëveshje. E vetmja këshillë e vlefshme në këto raste është që në një periudhë si kjo të mos nxisni debate dhe polemika.

Të lidhura

None found

Binjakët/ Disa nota nervozizmi mund të rrezikojnë t’i kapin Binjakët të papërgatitur, mbi të gjitha për shkak të një pozicioni astral jo saktësisht optimal, i cili do të bëjë që pjesa racionale të mbizotërojë mbi atë sentimentale. Të mendosh shumë për situata të caktuara, veçanërisht nëse ato janë të kaluara, do të çojë vetëm në shfaqjen e diskutimeve të pakëndshme si në jetën martesore ashtu dhe në atë të punës.

Gaforrja/ Yjet parashikojnë se kjo do të jetë një periudhë e shkëlqyer, gjatë së cilës të lindurve në shenjën e Gaforres do t’u ofrohen mundësi të reja në punë dhe jo vetëm. Në dashuri dhe në miqësi mund të mbështeteni në praninë pothuajse të padiskutueshme të Venusit, që do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, të paktën deri në fundjavë.

Luani/ Pavarësisht disa momenteve të vogla tensioni, java në vijim do t’i gjejë të lindurit në shenjën e Luanit më ambiciozë se kurrë dhe çuditërisht tejet miqësorë. Gjendja e mirë shpirtërore do të ndikojë që vetëbesimi i tepruar dhe arroganca t’ia lënë vendin altruizmit dhe dashamirësisë. Edhe në vendin e punës do t’ju ofrohen mundësi të mira.

Virgjëresha/ Sipas horoskopit, edhe të lindurit në shenjën e Virgjëreshës do të kenë mundësinë të përjetojnë një javë emocionuese dhe jo pak intriguese. Në ditët në vazhdim do të shfaqen situata të ndryshme interesante, veçanërisht për sa i përket jetës bashkëshortore. Merrini gjërat me qetësi dhe mundohuni të argëtoheni së bashku, edhe që të mos rrezikoni të krijoni debate të kota.

Peshorja/ Dashuria sigurisht që nuk do të mungojë, mbi të gjitha falë një pozicionimi interesant të Hënës dhe yjeve të tjera, që do ta bëjnë shenjën e Peshores më të ëmbël se zakonisht. Megjithatë, me afrimin e fundjavës, situata mund të ndryshojë si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Prandaj, kini kujdes që të mos e humbni kurrë vigjilencën. Të qenët optimistë do t’ju ndihmojë në fusha të ndryshme të jetës për të pasur sukses.

Akrepi/ Horoskopi për këtë periudhë të re tranzicioni e paraqet shenjën e Akrepit si një shenjë të gatshme për të përballuar çdo vështirësi që do të hasin rrugës, duke dhënë më të mirën nga vetja dhe duke qenë më produktivë. Në punë nuk do të keni asnjë pakënaqësi, ndërkohë që jetës në çift duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje dhe të sqaroni disa situata me partnerin.

Shigjetari/ Një periudhë jo tamam vendimtare është ajo që do të shpaloset në sytë e Shigjetarit. Në dashuri, gjërat mund të mos shkojnë siç i keni planifikuar. Mund të përjetoni një periudhë stresi dhe ndonjëherë të keni ndjenja kontradiktore karshi partnerit. Në punë, nga ana tjetër, nuk do të ketë asgjë të veçantë tek e cila duhet të drejtoni vëmendjen dhe energjinë tuaj.

Bricjapi/ Vështirësi të ndryshme mund të shfaqen përgjatë rrugës së Bricjapit, i cili, falë një pozicioni herë pas here të favorshëm të yjeve, do të jetë në gjendje t’i kapërcejë ato me kokën lart. Prandaj, horoskopi për javën në vijim mund të tregojë vetëm një shenjë të sigurt në vetvete, e aftë për të kapërcyer çdo pengesë për të arritur qëllimet e saj. Lajme të mira në aspektin ekonomik dhe të punës.

Ujori/ Ruajtja e qetësisë gjatë këtyre ditëve do t’ju ndihmojë që të përballoni me sukses vështirësitë që do të hasni rrugës. Stresi dhe nervozizmi, të paktën për momentin, do të jenë vetëm kujtime të largëta, pasi janë këshilltarë të këqij. Qëndrimi pranë njerëzve tuaj të dashur do t’ju ndihmojë ta kaloni më lehtë periudhën e tranzicionit dhe t’i shijoni çastet e bukura.

Peshqit/ Horoskopi mund të parashikojë vetëm një javë interesante edhe për të lindurit në shenjën e Peshqve. Në dashuri do të gjendeni përballë situatave të veçanta, të cilat do t’ju bëjnë të buzëqeshni ju dhe partnerin. Në vendin e punës do të keni mundësinë të zgjeroni njohuritë tuaja dhe të bëni bashkëpunime të reja, të cilat do të rezultojnë të suksesshme nëse do të dini të veproni me kujdes.

të fundit

Keiko Fujimori shpallet presidente e Perusë, fujimorizmi rikthehet në qeverisje pas mbi 20 vitesh

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…

46 seconds ago

Trump paralajmëron takim në Doha për çështjen bërthamore të Iranit, Teherani thotë se nuk ka negociata në axhendë

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…

1 minute ago

Sot mblidhet Kuvendi në seancë plenare, në axhendë projektligji për kontrollet zyrtare dhe 8 projektrezoluta

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…

1 minute ago

Trump njofton bisedime në Doha, Teherani i mohon: Ndoshta janë të rëndësishme, ndoshta jo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

17 minutes ago

Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025! Shqipëria e treta në Europë

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…

24 minutes ago

Si pritet të jetë moti sot, më 30 Qershor 2026

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, por pa përjashtuar…

25 minutes ago