lifestyle

Si ndikojnë temperaturat e larta në shëndetin mendor?

Fakti është se nxehtësia e lodh trupin dhe ju duhet kohë për t’u rikuperuar më pas. Përveç ndikimit të madh në shëndetin fizik, temperaturat tepër të larta ndikojnë edhe në psikikën në disa mënyra.

Nervozizmi, ankthi, mendimet depresive, mbingarkesa janë vetëm disa nga gjërat që ndodhin gjatë periudhës së verës. Një studim i fundit i kryer në Holandë tregoi se depresioni, trishtimi dhe nervozizmi janë më të shpeshtat në verë, shkruan albeu.com.

Të lidhura

None found

Nga djersitja, për shkak të nxehtësisë, trupi nxjerr shumë lëngje dhe kripë. Humbja e natriumit nuk është një problem serioz sepse kjo kripë është zakonisht e pranishme në trup në një sasi të madhe, por kur ka humbje të kaliumit, magnezit dhe litiumit, problemet mund të bëhen serioze. Pastaj sistemi i reaksioneve kimike në organizëm është i shqetësuar, kështu që ka ndryshime në nivelin psikologjik dhe ndryshime në sjellje.

Vera rrit nervozizmin

Edhe pse shumica e njerëzve janë në humor më të mirë kur vjen pranvera, pas një dimri të gjatë dhe të ftohtë, për shkak të diellit, gjelbërimit dhe ngrohtësisë, kur vera vjen me vapë të madhe , shfaqet një nervozizëm i shtuar. Në verë, për shkak të temperaturave të larta, ne bëhemi më negativë dhe të trishtuar, thonë shkencëtarët holandezë.

Stina më e nxehtë e vitit shkakton emocione të stuhishme dhe nervozizëm tek shumë njerëz, gjë që shpjegohet me faktin se vapa nxit agresionin. Përveç temperaturës dhe intensitetit të rrezatimit diellor, disponimi ynë ndikohet edhe nga lagështia e ajrit. Kur lagështia është shumë e lartë, ne bëhemi më të përgjumur, më të lodhur dhe e kemi të vështirë të përqendrohemi.

Temperaturat mbi 33 gradë Celsius më së shumti ndikojnë:

1. Sjellja e njerëzve – konfliktet janë më të shpeshta, kemi më pak durim dhe gjërat e zakonshme si pritja në radhë të çojnë në nervozizëm dhe agresivitet.

2. Motivimi – shkaktojnë inat, prandaj puna është e vështirë, sidomos nëse është e natyrës fizike dhe bëhet jashtë.

Temperaturat mbi 40 gradë inkurajojnë:

1. Nervozizëm

1. Agresiviteti

Pagjumësia, djersitja, humbja e përqendrimit, rraskapitja, konsumimi i pijeve alkoolike ndikojnë në gjendjen e keqe mendore gjatë vapës ekstreme. ./albeu.com/

të fundit

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

23 minutes ago

Shooting near Illinois Wesleyan University leaves 19-year-old dead and seven people injured

Një 19-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë…

25 minutes ago

US midterm elections: More than 52 million have voted early as campaign spending reaches $11.6 billion

Kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita zyrtare e votimit për zgjedhjet e mesmandatit nw SHBA më 3 nëntor. [...]…

26 minutes ago

France releases 10 million barrels from strategic reserves, fuel prices fall

Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat…

26 minutes ago

Netët e ftohta mund të prishin gjumin: çfarë rekomandojnë studimet

Netët e ftohta ndikojnë në gjumin tonë, studimet tregojnë si të flemë më mirë — Klan Kosova [...]Read More...

30 minutes ago

Të shtëna pranë Universitetit Wesleyan të Illinois, një 19-vjeçare humb jetën dhe shtatë persona plagosen

Një 19-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë…

34 minutes ago