lifestyle

Si ndikojnë oraret e gjumi në shëndetin tuaj

Mjekët paralajmërojnë se ndryshimet e orareve të gjumit kanë një ndikim të fortë në metabolizëm.

Sipas tyre, çdo vonesë e mundshme në zbatimin e një orari rigoroz të gjumit nxit një rezistencë më të lartë ndaj insulinës.

Kjo do të thotë se njerëzit që nuk flenë në orar, kanë më shumë akumulim të glukozës në gjak.

Një gjë e tillë shkakton shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Çfarë është insulina dhe përse ndikohet nga oraret e gjumit

Insulina ndihmon trupin të përthithë glukozë nga ushqimi dhe ta përdorë atë për energji.

Një pjesë e kësaj energjie ruhet në organizëm dhe vendoset në përdorim kur trupi fle.

Sipas të dhënave, nëse njeriu vonon të flejë, atëherë trupi vazhdon të mbledhë sheqer nga ushqimet, edhe nëse nuk jeni duke ngrënë.

Në këtë mënyrë, pikat e magazinimit të sheqerit në trup mbushen shumë.

Kësisoj, sheqeri në gjak konvertohet në qeliza yndyrore.

Çdo vonesë në fjetje e shtyn trupin të ruajë më shumë energji dhe të mos e shpenzojë atë.

Në teori, kjo shpjegon përse cilësia e keqe e gjumit ka lidhje me një metabolizëm problematik.

Ky problem vërehet shumë tek femrat.

Rreziku i shfaqjes së diabetit është më i lartë tek femrat në moshën e mesme, dhe lidhja mes insulinës dhe gjumit, shpjegon shumë gjëra mbi këtë fenomenon.

Për më tepër, njerëzit që e shtyjnë gjumin për më vonë, kanë më shumë tendencë ta teprojnë me ushqimin dhe të jenë mbipeshë.

Njerëzit që kanë probleme me gjumin, sipas të dhënave, besohet të jenë më të prirur të konsumojnë gjëra të ëmbla ose ushqime të kripura.

Cilësia apo sasia

Shqetësimet e mjekëve dhe ekspertëve janë të mëdha në lidhje me vonesën në fjetje dhe nivelin e lartë të kalorive të konsumuara.

Sipas tyre trupi është më i aftë të metabolizojë glukozën në orët e para të ditës se sa në mbrëmje.

Këshillohet që nëse dëshironi të humbisni në peshë, përqendrohuni tek cilësia dhe oraret e gjumit, sipas AgroWeb bashkë me një regjim të shëndetshëm ushqimor dhe aktivitet fizik.

të fundit

Merz premtoi të krijonte ushtrinë më të fortë në kontinent, Gjermania përgatit rikthimin e shërbimit ushtarak

Gjermania po planifikon të prezantojë një shërbim ushtarak vullnetar gjashtëmujor me qëllim dyfishimin e numrit të rezervistëve, raportoi Reuters, duke…

13 minutes ago

Transformimi i ri i Genta Ismajlit mahnit fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje të re…

27 minutes ago

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 aktive në Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 të datës 4 korrik 2025 janë…

32 minutes ago

Turqia do të ndërtojë aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 metra më e gjatë se ajo britanike

Jo vetëm në tokë dhe ajër, tani Turqia kërkon të dominojë edhe në ujë, të paktën sa I përket anije…

1 hour ago

“PS me zyrë elektorale antiligjore në Yzberisht” Balliu: Thanë që është lokal, por ishte zyrë elektorale

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu denoncoi atë që e quan një tjetër skandal të zyrave elektorale të PS,…

2 hours ago

Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

Futbolli botëror vazhdon të jetë në zi pas lajmit tragjik për vdekjen e sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait…

3 hours ago