lifestyle

Si Majat e lashtë arritën të koordinonin kalendarin e tyre me lëvizjen e planetëve

Astronomia dhe matja e kohës, ishin dy nga pasionet më të mëdha të Majave të Lashtë. Njëstudim i fundit mund të ketë zbuluar më në fund sistemin e ndërlikuar që i lidhte dikur këto dy shtylla të jetës mezoamerikane.

Sipas autorëve të studimit, kalendari enigmatik Maja mund të përdoret për të gjurmuar lëvizjen e planetëve nëpër qiellin e natës gjatë një periudhe 45-vjeçare, duke zgjidhur kështu një enigmë të gjatë në lidhje me strukturën dhe funksionin e almanakut të famshëm para–hispanik.

Ndryshe nga sistemi ynë relativisht i thjeshtë i ditëve, muajve dhe viteve, kalendari Maja përdorte një seri komplekse ciklesh të ndërlidhura, si numërimi i shenjtë 260-ditor i njohur si Tzolk’in dhe kalendari laik 365-ditor, ose Haab.

Këto dy cikle sinkronizoheshin një herë në 52 vite, duke krijuar një periudhë të përgjithshme kalendarike të quajtur Kalendari Ciklik. Megjithatë, mbishkrimet e gjetura në vendbanime të ndryshme të Majave, përshkruajnë një numër të mëtejshëm prej 819 ditësh.

Analiza e këtyre teksteve glifike ka zbuluar se çdo datë në këtë cikël, shoqërohej me një nga 4 pikat kryesore, gjë që do të thotë se u deshën 4 raunde prej 819 ditësh – ose rreth 9 vjet – për të përfunduar të gjithë serinë.

Duke njohur Majat, studiuesit kanë dyshuar prej kohësh se ky cikël mund të lidhet me periudhën sinodike të planetëve, që i referohet kohëzgjatjes që i duhet secilit planet për t’u kthyer në të njëjtin pozicion në qiell siç shihet nga Toka.

Për shembull, Mërkuri ka një periudhë sinodike prej 117 ditësh, e cila përshtatet në mënyrë të përkryer në 819 kur shumëzohet me 7. Megjithatë, asnjë nga periudhat sinodike të planetëve të tjerë nuk mund të shumëzohet për të dhënë numrin 819, duke shkaktuar konfuzion se si funksiononte ky sistem i çuditshëm kalendarik.

Megjithatë në studimin e tyre të ri, studiuesit theksojnë se 20 cikle prej 819 ditësh japin gjithsej 16.380 ditë (afro 45 vjet), të cilat mund të ndahen mjeshtërisht për t’u përshtatur me periudhën sinodike të çdo planeti. Për shembull, Saturnit i duhen 378 ditë që të kthehet në të njëjtin vend në qiell.

Trembëdhjetë prej këtyre cikleve japin 4.914 ditë, që është saktësisht sa 6-fishi i 819.Ndërkohë shtatë rrotullimet e Venusit, përkojnë në mënyrë të përkryer me 5 numërime 819-ditore, ndërsa 39 përsëritje të periudhës sinodike të Jupiterit përputhen me 19 cikle 819-ditore.

Ndërkaq Marsi ka një periudhë sinodike 780-ditore. Kur shumëzohet me 21, kjo jep një numër që është saktësisht i barabartë me 20 numërime 819-ditore.

të fundit

Asllani është gati, projektohet titullar në fundjavë ndaj skuadrës që e kërkonte me ngulm në merkato

Kristjan Asllani e ka parë nga TV ndeshjen që skuadra e tij e re, Torino, luajti këtë fundjavë ndaj skuadrës…

18 minutes ago

Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e…

30 minutes ago

BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme

Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me…

37 minutes ago

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është…

46 minutes ago

Vatër zjarri në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në malin e fshatit German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat. Flakët kanë…

1 hour ago

I TMERRSHËM rrëfimi i Meghan Markle: “Në familjen mbretërore detyrohesha të…”

Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në…

1 hour ago