lifestyle

Si do të zhduket Universi? Hipoteza e fundit

Zgjerimi i pafund, Kërcitja e Madhe, singularitet, staticitet (dhe shumë më tepër): Hipotezat se cili do të jetë fati përfundimtar i Universit janë të shumta, dhe shumë të ndryshme nga njëra-tjetra (dhe për fatin tonë të mirë e përcaktojnë fundin shumë larg në kohë nga tani).

Tani kësaj liste i shtohet një studim i ri, i cili bazohet mbi teorinë e avullimit të Vrimave të Zeza të formuluar nga i ndjeri Stephen Hawking. Sipas këtij modeli, të zhvilluar nga Michael Wondrak, Walter van Sujlekom dhe Heino Falcke, astrofizikanë në Universitetin Radbaud në Holandë, Universi ynë po “avullon” ngadalë para syve tanë dhe do të zhduket kur të mbarojë ky proces avullimi.

Të lidhura

None found

Le të përpiqemi ta kuptojmë çështjen në terma më të thjeshtë. Teoria e Avullimit të Vrimave të Zeza u formulua nga Stephen Hawking në vitin 1974. Ajo parashikon se ndonëse këto objekte kanë një fushë gravitacionale aq të fuqishme, sa që nuk mund t’u shpëtojnë as lënda dhe as drita, ekzistojnë disa efekte kuantike dhe kushte të  veçanta, ku Vrimat e Zeza mund të  avullojnë ngadalë, duke emetuar vazhdimisht një rrezatim termik (i ashtuquajturi Rrezatimi Hawking).

Siç shpjegohet nga Instituti Kombëtar i Astrofizikës në SHBA, ky avullim do të çonte në ngushtimin e horizontit të ngjarjeve të një Vrime të Zezë, një proces ende i pavërejtur, faza përfundimtare e të cilit përfaqëson nga ana tjetër, një nga misteret e mëdha të fizikës teorike.

Me pak fjalë jemi ende në fushën e hipotezave, mbi të cilat shkencëtarët kanë punuar prej shumë kohësh. Në një studim të botuar në prill të këtij viti, sërish në “Physical Review Letters”, e nënshkruar nga një grup studiuesish nga departamenti i fizikës së  Universiteti Sapienza i Romës, Instituti Kombëtar i Fizikës Bërthamore në Itali dhe Instituti Niels Bohr në Danimarkë, ka treguar përmes simulimeve komplekse numerike disa “fate” të mundshme për procesin e avullimit të Vrimave të Zeza, përfshirë shfaqjen e të ashtuquajturave “singularitete” (pikat në të cilat dendësia e materies arrin vlera kaq të larta, sa të shkaktojë një kolaps gravitacional të hapësirë-kohës) edhe jashtë vetë Vrimës së Zezë.

Kjo do të shkelte parimin e “censurës kozmike” të formuluar nga fizikanti Roger Penrose, sipas të cilit singularitetet janë gjithmonë brenda Vrimës së Zezë, dhe nuk mund të jenë në komunikim me botën e jashtme. Por në një skenar alternativ, parashikohet që Vrimat e Zeza mund të kthehen në “krimba”, pra në struktura (deri tani vetëm hipotetike) që janë në gjendje të lidhin pika të ndryshme të hapësirë-kohës .

“Ne kemi treguar se përveç rrezatimit të mirënjohur Hawking, mund të ketë edhe një rrezatim tjetër të panjohur deri më tani”- thotë Wondrak. Pra analogjia është kjo:nga Vrimat e Zeza mund të “avullojnë” në mënyrë spontane grimcat që u shpëtojnë atyre (Rrezatimi Hawking); grimcat mund të “avullojnë” spontanisht nga fusha elektrike dhe ta shkatërrojnë atë (Efekti Schwinger). Më pas ndoshta edhe nga hapësira-koha, grimca të tjera mund të “avullojnë” spontanisht, në kushte të caktuara gravitacionale. / Galileonet

të fundit

Artan Hoxha: Electoral crime investigation is two years late; Sara’s departure will not cost Rama his mandate

I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…

39 minutes ago

Trump meets Imelda Marcos in Manila and tells her “We love you,” after knowing her for more than 40 years

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…

40 minutes ago

Scottish police call for restrictions on e-bike and e-scooter sales amid rising crime and accidents

Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…

40 minutes ago

After nearly 40 years, parents convicted of torturing and killing their 4-year-old daughter in France

Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…

40 minutes ago

Released from prison and celebrating with his family, he is accused of stabbing a 42-year-old man to death in the US

Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…

41 minutes ago

NIH calls for an investigation into Fauci’s involvement in the study that rejected the COVID-19 lab-leak theory

Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…

41 minutes ago