lifestyle

Shumë i përhapur, gjendet receta e lëngut natyral që ul tensionin e lartë

Harrojeni shprehjen e vjetër që një mollë në ditë mban doktorin larg. Një tjetër super ushqim është çelësi i vërtetë për të qenë të shëndetshëm. Bëhet fjalë për boronicat, një ushqim mrekulli që na ka falur nëna natyrë. Dy studime të fundit kanë treguar se ky super ushqim mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut në mënyrë natyrale.

Gjatë një studimi të publikuar tek revista “Academy of Nutrition and Dietetics”, hulumtuesit shkencorë zbuluan se pas një periudhe 8-javore, gratë që kishin hyrë në fazën e menopauzës dhe kishin tension të lartë të gjakut, përjetuan rënie të tensionit pasi konsumuan një dozë me pluhur boronicash të ngrira çdo ditë.

Të lidhura

None found

Më saktësisht, ata përjetuan 5% rënie të tensionit sistolik të gjakut, 6% rënie të tensionit diastolik dhe 69% rritje të niveleve të oksidit nitrik në gjak, që ndihmoi në rritjen e furnizimit me gjak duke zgjeruar enët e gjakut.

Gjatë studimit të dytë, të publikuar tek revista “PLOS ONE”, minjtë që u ushqyen me një dietë të pasur me yndyra dhe boronica të thara, kishin më pak inflamacion dhe tension normal të gjakut se minjtë e tjerë që u ushqyen me të njëjtën dietë por pa boronica.

Arsyeja. Në të dyja rastet, hulumtuesit shkencorë ia kreditojnë antioksiduesve flavonoidë, si antocianina, që studime të mëparshme e kanë lidhur me prodhimin e oksidit nitrik dhe uljen e inflamacionit.

Lëng me boronica dhe banane

Përveç antioksiduesve, ky lëng është i pasur edhe me kalium, probiotikë dhe nitrate, që ulin tensionin e gjakut.

E gjitha çfarë ju duhet për këtë recetë është: 1 filxhan me boronica të ngrira, 1 banane, 1 filxhan me kos dhe 1 filxhan me spinaq të paketuar për bebe. Kombinoni të gjitha ingredientët në shtrydhëse dhe i shtrydhni mirë derisa të formohet një masë homogjene.

Lëndë ushqyese për 1 racion: 153 kalori, 7 g proteina, 32 g karbohidrate, 4 g fibra, 22 g sheqer, 0.5 g yndyra, 110 mg sodium.

të fundit

Përfundon tubimi i së shtunës kundër ekzekutivit

Është mbyllur protesta e së shtunës kundër qeverisë. Protestuesit e nisën protestën e sotme tek Ministria e Arsimit, ku pati…

1 minute ago

Estonia i vendos bllokadë Rusisë, mbyll kufirin më 1 dhjetor; familjet nxitojnë të takojnë të afërmit

Estonia do të mbyllë nga 1 dhjetori të pesë pikat e kalimit kufitar rrugor me Rusinë, duke shkaktuar radhë të…

4 minutes ago

Ofensiva e Audi për vitin 2027: 7 modelet e reja që do të sfidojnë BMW dhe Mercedes

Audi po vazhdon transformimin e gamës së saj të automjeteve, duke përgatitur disa modele të rëndësishme për vitin 2027. Prodhuesi…

11 minutes ago

Pas 1.200 tentativash dhe dy muaj stërvitje, Hovi realizon manovrën e pamundur me motoçikletë

Motoçiklisti realizon për herë të parë në botë një “kickflip” me motoçikletë.Banks Hovi ka realizuar një marifet që më parë…

11 minutes ago

Kurti bën të ditur ecurinë e projekteve të banimit social dhe të përballueshëm në disa komuna

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se projektet për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna…

13 minutes ago

Largohen nga Kryeministria dhe pushtojnë rrugët e Tiranës, protestuesit nisin lëvizjen e papritur

Grupi i protestuesve që qëndronte para godinës së Kryeministrisë është larguar t dhe ka rinisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.…

20 minutes ago