lifestyle

Shtyrja e ziles në mëngjes është e dëmshme për shëndetin

Çfarë lloj gjumi keni? Nga ai që mëngjes gjithmonë e vendosni alarmin më herët se ç’duhet për të mundur ta shtyni zgjimin për 5 minuta, dhe pastaj përsëri 5 minuta…?

Zakon i keq i snooze – që në anglisht mund të thotë “dremitje” – pas një alarmi të parë, nuk është aspak një praktikë e shëndetshme për trupin tonë.

Të lidhura

None found

Kjo shpjegohet nga studiuesit e Universitetit Amerikan të Notre Dame, Indiana, sipas të cilëve shtyrja e alarmit të orës, jo vetëm që nuk e bën zgjimin më të lehtë, por e bën atë edhe më traumatik sesa duhet.

Studiuesit intervistuan 450 të rritur me punë me kohë të plotë për të parë kohëzgjatjen e gjumit dhe rrahjet e tyre të zemrës me ndihmën e pajisjeve të posaçme.

Të dhënat e mbledhura nga studimi treguan se ata që përdorën dhe shtynë alarmin përjetuan shqetësime të gjumit në një masë më të madhe sesa ata që zgjoheshin natyrshëm. Për më tepër, ata që (duke qenë në gjendje ta bëjnë këtë) nuk përdornin asnjë lloj alarmi, kishin fjetur më gjatë dhe kishin konsumuar më pak kafeinë në orët në vijim.

GJITHMONË TË LODHUR.

Si ka mundësi? Ka mundësi, sepse vonimi i alarmit ndërpret ciklet natyrale të gjumit dhe për këtë arsye mund të gjenerojë të ashtuquajturën inerci të gjumit, domethënë atë ndjenjë mpirjeje që ndiejmë në mëngjes pasi zgjohemi dhe që shpesh mund të zvarritet për tërë ditën, duke kompromentuar aftësitë tona njohëse dhe duke na bërë të ndihemi kronikisht të lodhur.

të fundit

Rrobat prej liri ju mbushen me rrudha sapo i vishni? Ja zgjidhja e shpejtë pa hekur

Rrobat prej liri rrudhen shpejt? Zbuloni si t’i hiqni rrudhat pa hekur dhe pa dërrasë hekurosjeje, vetëm me një truk…

3 minutes ago

Jaguar Land Rover planifikon shkurtime, mund të preken deri në 4 mijë vende pune

Jaguar Land Rover (JLR) ka nisur një program për largime vullnetare nga puna, në kuadër të planit për të kursyer…

3 minutes ago

Avalanche in the Caucasus claims 11 lives, 6 climbers remain missing

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pasi një ortek goditi një grup prej 33 alpinistësh në Grykën Bezhengi, në…

3 minutes ago

She could have been saved if she had undergone surgery / Sister of pregnant 37-year-old who died on the way to Tirana: The baby was fine when she left by…

Gushti i vitit 2026 do të mbetet një muaj dhimbjeje për shumë familje shqiptare. Mes zjarreve, aksidenteve dhe tragjedive të…

4 minutes ago

Ulrich Siegmund, the AfD’s new face of radicalism: The program that has alarmed Germany

Alternativa për Gjermaninë, AfD, shënoi një fitore historike në landin e Saksoni-Anhaltit, duke siguruar 44,5 për qind të votave. [...]…

4 minutes ago

AfD’s shocking result in Saxony-Anhalt, Merz gathers CDU leaders

AfD-ja e ekstremit të djathtë arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet lokale të Saksoni-Anhalt, ndërsa CDU-ja në pushtet pësoi rënie…

4 minutes ago