lifestyle

Shpesh çon në komplikime serioze, këto janë 3 simptomat që paralajmërojnë mpiksje të gjakut

Mpiksja e gjakut mund të ndodhë te kushdo dhe nëse nuk shpërbëhet në trup, mund të jetë kërcënuese për jetën, prandaj është shumë e rëndësishme të vëreni shenjat më të hershme që ju tregon trupi, në mënyrë që të reagoni në kohë. Mpiksja ose koagulimi i gjakut mund të jetë vrasës i heshtur dhe ai manifestohet në shumë mënyra dhe shpesh çon në komplikime serioze. Pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut dhe medikamente të caktuara si estrogjeni rrisin rrezikun e mpiksjes së gjakut. Megjithatë nohja e simptomave mund t’ju shpëtojë jetën. Mpiksjet e gjakut më shpesh ndodhin në këmbë dhe bllokojnë furnizimin me oksigjen në indet përreth.

Mpiksjet e gjakut në një pjesë të trupit pa inde të prekur ndonjëherë mund të kalojnë pa u vënë re, dhe mpiksjet që nuk shfaqin simptoma janë veçanërisht të rrezikshme sepse, nëse nuk trajtohen, ato mund të çojnë në komplikime serioze në mushkëri ose tru. Ja shenjat që janë paralajmëruese:

Të lidhura

None found

Marrje fryme ose marrje mendsh

Edhe pse kjo simptomë është shpesh një tregues i një sërë problemesh shëndetësore, është gjithashtu një shenjë se mund të keni mpiksje gjaku.

Ka shumë gjasa që të injoroni lodhjen, djersitjen, gulçimin ose marramendjen pas aktivitetit të moderuar ose të fuqishëm. Megjithatë, nëse ato shfaqen shpesh, veçanërisht gjatë kohës që jeni duke pushuar ose duke kryer ndonjë aktivitet të lehtë që nuk kërkon aq shumë sforcim, nuk duhet t’i injoroni këto simptoma. Një mpiksje gjaku në mushkëri quhet emboli pulmonare dhe parandalon hyrjen e oksigjenit në gjak dhe kjo gjendje mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet shpejt.

Ënjtje, dhimbje, njolla në lëkurë ose skuqje në gjymtyrë

Nëse nuk jeni të sigurt për shenjat e një mpiksje gjaku, mund të shihni lëkurën e fryrë ose të zbardhur në një gjymtyrë si një dëmtim të kohëve të fundit ose të injoroni një ndryshim të lehtë në ngjyrë ose temperaturë. Megjithatë, këto mund të jenë shenja të trombozës së venave të thella, ose një mpiksje gjaku që është formuar thellë nën lëkurë dhe po bllokon gjakun të arrijë në indet e shëndetshme. Nëse keni dhimbje të njëanshme të mprehtë, skuqje, ënjtje ose lëkurë të skuqur në një zonë të caktuar, kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur. Tromboza e venave të thella mund të çojë në emboli pulmonare ose probleme më serioze duke përfshirë gangrenën.

Debulesë, të vjella, probleme me shikimin ose të folurit

Hulumtimet kanë treguar se disa shenja të tjera të mpiksjes së gjakut janë debulesa të përzierat dhe problemet me shikimin ose të folurit.

të fundit

Filipce calls Toshkovski’s statement about the border being “Swiss cheese” scandalous

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një paraqitje në RTVM-së, tha se deklarata e ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski se…

8 minutes ago

Peci: Dialogue with states that supported the Special Court is essential for Kosovo

Analisti politik Lulzim Peci ka vlerësuar se Kosova duhet të zhvillojë bisedime të thelluara me shtetet që sponsorizuan themelimin e…

10 minutes ago

More than 25,000 customers in Prishtina receive heating from today as Termokos opens 2026/2027 season

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e sezonit të ngrohjes 2026/2027,…

11 minutes ago

Parliamentary committee to review money laundering prevention and annual budget bills in Assembly today

Në ambientet e Kuvendit, me fillim nga ora 09:30, do të mblidhet Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve…

11 minutes ago

Egnatia nis sonte në “Air Albania” rrugëtimin historik në grupet e Conference League

Egnatia - Midtjylland Sonte prej orës 18:45, Egnatia do të nisë rrugëtimin historik në Kupat e Europës, konkretisht në Conference…

11 minutes ago

Thaçi faces possibility of another prison sentence as legal experts comment on upcoming Hague verdict

Më 17 nëntor, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin aktgjykimin në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës,…

12 minutes ago