lifestyle

Shmangini këto gjëra me personin përballë sapo t’i mësoni shenjën e Horoskopit

Me një Dash

Sjelljen e komandantit: Ky është specialitet i Dashit! Një Dash nuk duron dot që ta urdhërojnë apo që dikush t’i thotë çfarë duhet të bëjë. Lëreni të lirë dhe do ta shihni që do të nxjerr në pah nga vetja anën më të mirë.

Të lidhura

None found

 

Me një Dem

Të ngacmoheni/ kapeni: Një Dem është kaq i bindur në idetë e veta dhe i gatshëm të bëjë gjithçka për t’i çuar ato përpara që vështirë se do ta bëni të ndryshojë. Prandaj, më mirë merreni me të mira dhe do ta shihni që pak nga pak do të vijë vetë.

Me një Binjak

Të qarat: Binjakët janë një shenjë që nuk kanë shumë durim dhe është e lehtë të lodhen me ju nëse nuk bëni gjë tjetër, por vetëm i qaheni. Merreni më lehtë dhe do ta shihni që do e keni në krahun tuaj!

Me një Gaforre

Ta sulmoni: Nëse keni diçka për t’ia vënë në dukje, numëroni deri në dhjetë dhe ruani qetësinë. Kjo do t’ju ndihmojë të zgjidhni çdo mosmarrëveshje.

Me një Luan

T’i ulni prestigjin: Për të është e rëndësishme që roli si lider të njihet dhe nuk duron dot të ketë pak konsideratë. Ushqejeni egon e një Luani dhe mund t’i kërkoni çdo gjë më pas.

Me një Virgjëreshë

Të bëni polemika: Krenaria e një Virgjëreshe dhe të qenurit kritikë ndaj çdo detaji, rrezikon t’ju çojë në një diskutim të pafundëm. Ndonjëherë nëse i jepni të drejtë, ju leverdis më shumë.

Me një Peshore

Pakujdesinë dhe mungesën e rregullit: Kjo shenjë thjesht nuk pranon dot që të rrethohet nga njerëz që nuk korrespondojnë me standardet që ka një Peshore për elegancën dhe bukurinë. Mënyra sesi dukeni është shumë e rëndësishme për këtë shenjë.

Me një Akrep

Banalitetin: Akrepi tërhiqet nga njerëzit jashtë kornizave, nga gjithçka që ka në brendësi pak mister. Gjithçka që është banale e shmang, ndaj ju rrezikoni të humbni vëmendjen e një Akrepi në shumicën e rasteve.

Me një Shigjetar

Bisedat tepër serioze: Adoleshenti i zodiakut nuk preferon të bezdiset apo të diskutojë për çështje shumë serioze dhe materiale. Nëse ju duhet ta bëni këtë, kërkoni ta përshtasni në një kontekst loje.

Me një Bricjap

Ta tradhëtoni: Bricjapi është një shenjë shumë serioze, që nuk fal dhe nuk jep një mundësi të dytë. Nëse keni më të një marrëdhënie qoftë miqësore, dashurie apo pune kërkoni të jeni gjithmonë sa më të ndershëm dhe të sinqertë të jetë e mundur dhe do të vlerësoheni për këtë.

Me një Ujor

Të jeni të bezdisshëm: Ujorët nuk zotërojnë dhe nuk duan të jenë të zotëruar. Bezdisja i largon ata dhe për t’i afruar do t’ju duhet durim.

Me një Peshk

Të jeni të paqartë dhe të dilni direkt në temë: Kjo është një shenjë që tenton të ndalet shumë në disa tema dhe ekziston rreziku i që qenit të keqkuptuar. Qartësia do t’ju ndihmojë të gjeni rrugën e komunikimit me një person të shenjës së Peshqve.

të fundit

Fadil Hadërgjonaj kërkon unitet në LDK dhe apelon për reflektim të thellë

Deputeti i LDK-së, Fadil Hadërgjonaj, ka bërë thirrje për reflektim të thellë, unitet dhe përgjegjësi brenda partisë, duke theksuar se…

1 minute ago

Haxhiu dhe Kryeziu i drejtohen Supremes, kërkojnë rinumërim të plotë të votave preferenciale të PDK-së

Dy kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 7 qershorit, Bekim Haxhiu e Qëndrim…

2 minutes ago

Albulena Haxhiu zhvillon takim lamtumirës me kreun e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të mërkurën në një takim lamtumirës Shefin e EULEX, Giovanni…

3 minutes ago

Rasti i parë me Ebola konfirmohet në Francë, pacienti mbahet në izolim të plotë

Ministria franceze e Shëndetësisë ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës në Francë që nga nisja e epidemisë aktuale.I infektuari…

4 minutes ago

Policia Financiare padit penalisht inxhinierë mbikëqyrës dhe kompani, dyshohen për përfitim të paligjshëm mbi 50 milionë denarë

Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit…

8 minutes ago

Real Madridi mban në fokus Enzo Fernandezin, Bouaddi mbetet alternativa e dytë

Jose Mourinho e ka vendosur mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez, si objektivin kryesor për repartin e mesfushës te Real Madridi…

9 minutes ago