Një studim i ri ka zbuluar se si konsumimi i një fete buke çdo mëngjes ju ndihmon të humbisni peshë pa pasur nevojë për dieta strikte. Dritare.net sjell për ju disa këshilla se si konsumimi i bukës ju ndihmon të humbisni peshë.
Nëse konsumoni vetëm një copë buke në mëngjes ka më pak efekt dhjamosjeje sesa kur e konsumoni gjatë ditës.
None found
“Një fetë buke e konsumuar në mëngjes sjell një përqindje më të ulët të glukozës dhe ka më pak efekt dhjamosjeje sesa një fetë buke e konsumuar gjatë mbrëmjes”,-thotë studiuesja, dr. Daniela Jakuboëicz, nga Universiteti Tel Aviv, ndërsa rekomandon që bukën ta konsumojmë çdo mëngjes në një sasi të limituar.
Dr.Jakuboëicz bëri një studim me personat që kërkonin të humbisnin peshë për të parë se si ushqehen dhe si i konsumojnë vaktet ata. Vetë studiuesja rekomandon që në mëngjes të konsumohet më shumë ushqim dhe bukë si pjesë të tryezës, të hahet një drekë mesatare dhe një darkë e lehtë pa e rënduar stomakun.
Por kur hani edhe si hani ju?
Kjo është pyetja më e rëndësishme që u bëhet atyre që kërkojnë me ngulm të humbasin peshë. Më e rëndësishme është “kur hani dhe si hani” sesa ajo që hani dhe sa kalori mund të përmbajë, pasi nëse çdo ushqim konsumohet në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur atëherë mund të keni një shëndet të mirë dhe jo problematik.
Pjesë e studimit u bënë edhe diabetikët dhe obezët dhe u vu re që për këta persona nëse ata konsumonin në mëngjes bukë (pa sheqer për diabetikët), do të kishin një shëndet më të mirë sesa ata që nuk e konsumonin shumë bukën më frikën se do të shtonin peshë.
Dhe në fund të studimit të kryer nga dr.Daniela Jakuboëicz u konstatua se, personat që hëngrën një mëngjes të madh, një drekë mesatare dhe një darkë të lehtë, humbën më shumë peshë sesa njerëzit që hëngrën 6 vakte të vogla ose të lehta në ditë.
Familja mbretërore jordaneze është zgjeruar, pasi Princesha Iman, vajza e madhe e Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania, është bërë…
Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një nga sulmet më masive me dronë ndaj Moskës në vitet e fundit, ndërsa Rusia iu…
Njëmbëdhjetë vjet pas zhdukjes së 22-vjeçares gjermane Michelle, rasti i saj i pazgjidhur po rikthehet në vëmendje pas zbulimit të…
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse të regjistruar në fshatin Zallë të Fushë-Krujës,…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mëngjesin e kësaj të diele restorantin që është pjesë e resortit “Mesopotam…
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, duke shkaktuar dëme materiale…