Në një ngjarje historike, studiuesit kanë zbuluar një gaz në atmosferën e planetit K2-18b që mund të “prodhohej vetëm nga jeta”, sipas një raporti të fundit nga The Times.
Kjo vjen pasi shkencëtarët nga kërkimi për inteligjencën jashtëtokësore (SETI) zbuluan se së shpejti mund të gjejnë prova të jetës jashtë sistemit tonë diellor nëpërmjet teleskopit James Web Space (JWST), teleskopi më i madh i dërguar ndonjëherë në hapësirë.
Planeti K2-18b ndodhet nën një konstelacion Luani, që rrotullohet rreth një ylli K2-18 i cili besohet të jetë afërsisht sa gjysma e madhësisë së diellit.
Ky planet është rreth 2.6 herë më i madh se Toka dhe, sipas raportit, shkencëtarët besojnë se gazi dimetil sulfid (DMS) në atmosferën e tij mund të jetë prodhuar nga “fitoplanktoni në mjediset detare”.
Megjithatë, deri më tani, ata nuk kanë qenë në gjendje të vërtetojnë se DMS mund të prodhohet në mungesë të qenieve të gjalla. Por kjo nuk është një “provë përfundimtare”.
JWST, i lëshuar në hapësirë në vitin 2021, kryen astronomi infra të kuqe, duke zbuluar disa mrekulli, përfshirë fotografitë befasuese të hapësirës që i dërgon Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA).
Ajo tashmë ka zbuluar planetë të tillë si Wasp-107b, një planet me masë tetë herë më të madhe se Toka, dhe planetët gjigantë të Mjegullnajës Orion.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…
Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…
Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…