E gjeni ndonjëherë veten duke “luftuar” lotët kur ndiheni të dërrmuar? Lërini lotët të rrjedhin. Ekziston një mënyrë natyrale për të lehtësuar dëshpërimin dhe për të nxitur humbjen e peshës. Studimet tregojnë se emocionet me intensitet të lartë rrisin kortizolin, një hormon stresi që mund të çojë në rritjen e yndyrës së barkut nëse nuk lirohet.
Akti i të qarit i siguron trupit një rrugëdalje për të çliruar hormonet e stresit dhe toksinat e lidhura me to. Trupat tanë prodhojnë natyrshëm tre lloje lotësh: refleks, bazal dhe emocional. Lotët refleks prodhohen kur sytë janë të ekspozuar ndaj irrituesve. Lotët bazal prodhohen vazhdimisht për t’u siguruar syve lubrifikimin adekuat.
None found
Dr. William Frey, një biokimist, zbuloi se lotët refleksorë përbëhen nga 98 për qind ujë. Kur u testuan lotët emocionalë, lotët përmbanin jo vetëm ujë, por edhe hormone stresi. Këto rezultate mbështesin idenë se lotët janë valvula natyrale e çlirimit të trupit për akumulimin e stresit dhe toksinave që rrjedhin prej tij./albeu.com/
Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin në rrugët…
Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e me fishkëllima dhe lëshim të…
Trupa të varur në oborr për Halloween, banorët ankohen dhe ndërhyn policia — Klan Kosova [...]Read More...
Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…
Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…