I ftuar në emisionin “Wake Up”, kreu i urgjencës kombëtare ka treguar se si të menaxhojmë temperaturat e larta që shkaktohen nga i nxehti afrikan.
Ai shprehet se kondicioneri është një opsion shumë i mirë për të menaxhuar të nxehtin, por këshillon që të mos lihet asnjëherë poshtë 22 gradëve, pasi mund të shkaktohen probleme shëndetësore.
Neada Muçaj: Në kushtet e shtëpisë, si mund të shpëtojmë nga i nxehti. Në këto kohë vetëm kondicionerin po përdorim, por edhe ai ka efektet e tij anësore.
Skënder Brataj: Duhet të mbahet në temperaturë e kontrolluar, sigurisht që kondicioneri është një gjë shumë e mirë, por jo temperaturat ekstreme. Nuk duhet të zbresim temperaturën nën 22 gradë, jo 18, jo 16. Në të ftohtë ne kemi ngushtimin e enëve të gjakut me qëllim që mban presionin arterial mbi 90 që të funksionojë qelizën cerebrale. Kur presioni bie poshtë asaj shifre, ne themi gjendje lipotimie, ose gjendje të fikëti në mënyrë popullore.
Kur ti del nga një ambient me këtë temperaturë në 40 gradë bëhet zgjerimi i enëve të gjakut, që do të thotë rritja e kapacitetit të gjakut në periferi. Ulja e presionit, po nuk mbërriti gjaku në tru, sigurisht që të krijon këto probleme. Në mosha të ndryshme, koha e përshtatjes është e ndryshme, sidomos tek moshat e treta dhe tek fëmijët, këto mekanizma nuk janë aq të sinkronizuara sa tek i rrituri. Prandaj është e këshillueshme që veç faktit që temperatura nuk duhet të vihet në minimum, sepse nëse ti e ke jashtë 40 gradë dhe e çon kondicionerin 18 sigurisht që nuk përshtatet dot asnjë lloj organizmi.
E dyta është ventilimi, ajrosja e ambienteve në të cilat rrimë. Në qoftë se kemi shtëpinë të ekspozuar drejt diellit, duhet të kesh perdet e errëta me qëllim që në kohën e pikut të mos hyjnë shumë rrezet ultravioletë. Varet nga lagështia e ajrit, ka umidificator që e përshtatin atë ose ka dhe umidificator që e shoh shumë pak të përdorur në Shqipëri, nuk përdoret.
Kur ti e vendos në shtëpi dhe shikon mbledhjen e 2-3 litrave ujë, thua si ka mundësi. Mirëpo ajo ndikon në procesin e shkëmbimit të gazrave në mushkëri. Prandaj kemi shumë probleme të mbytjes, të mungesës së frymëmarrjes, gjë që me të cilat mund t’i rregullosh dhe të kesh një ambient cilësor.
Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një tjetër thirrje urgjente për banorët e disa fshatrave në Gramsh, që të lënë shtëpitë…
Në një postim të ri, Madonna përqendrohet në një tragjedi të madhe të kohës sonë, vdekjen e fëmijëve nga uria…
Rozana Radi ka uruar publikisht mikeshën e saj, Livia Brunga, me një dedikim për ditëlindjen. Ajo kujtoi se miqësia e…
Rëndohet situata në Gramsh. Raportohet se është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa një person ka mbetur i bllokuar brenda. Situata…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Begaj e përgëzoi homologun e…
Ervin Qose, 46-vjeç ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi goditi me thikë komshiun e tij. Ngjarja u…