Categories: lifestyle

Shënojeni në kalendar: Pse data 08/08 është një nga ditët më me fat të vitit!

Nëse besoni në numerologji, manifestime, afirmimet dhe fat, ky lajm është për ju. Përgatituni të të manifestoni seriozisht gjithë magjinë e sezonit të Luanit dhe rrethoni datën 8 gusht në kalendar! Eshtë një nga ditët më me fat të 2021-it dhe s’mund ta lini t’ju humbasë pa manifestuar dëshirat dhe ëndrrat më të mëdha.

Pse pikërisht data 8?

Të lidhura

None found

Përveçse 8/8 përkon me një domethënie të veçantë në numerologji, kombinimi i diellit me yllin Sirius është një tjetër event astrologjik energjia e të cilit do të ndikojë tek të gjithë ne.

8 gushti hap një dritare të re shpirtërore për të gjithë shenjat e zodiakut, duke u bërë shkaktar për fillime të reja. Në aspektin numerologjik, 8 është konsideruar si një prej numrave më me fat në numerologji që shpesh përkon me pasurinë dhe bollëkun. Vizualisht, numri 8 i shtrirë horizontalisht përfaqëson pafundësinë dhe fuqinë e palimituar. Duke qenë se po flasim për ditën e tetë të muajit të tetë, do të jeni të mbushur me energji suksesi, prandaj është në të mirën tuaj të vendosni për ca qëllime të qarta.

Çfarë të bëni?

Për fiks 8 minuta meditoni dhe lejoni trurin tuaj të pastrohet nga mendimet negative. E mira është që meditimin ta nisni në 8:08 në mëngjes ose në mbrëmje. Fokusohuni tek suksesi dhe me sytë nga qielli manifestoni fuqinë e palimituar që gjendet brenda jush. Endrrat mund të kthehen në realitet, aq më tepër në një datë si kjo!

Tags: 8 gushtfat

të fundit

Ditmar Bicaj sheh te Gabriel Ramaj zëvendësuesin e Gjimshitit në mbrojtjen e Shqipërisë

Ditmar Bicaj dhe Berat GjimshitiIsh-lojtari, tashmë në pozitën e trajnerit, Ditmar Bicaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Mega Sport”…

7 minutes ago

Sali: Gjetjet e Komisionit Evropian të kthehen në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Zv. kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në mbledhjen e përbashkët të Këshillit Nacional për…

7 minutes ago

Barcelona vendos rekord për udhëtimin më të gjatë evropian, 3.970 kilometra deri në Baku

Barcelona do të regjistrojë udhëtimin më të gjatë në historinë e saj në garat evropiane, për ndeshjen ndaj Sabahit në…

7 minutes ago

Mbi 350 mijë konsumatorë pa energji në Ukrainë pas sulmeve ruse; tre të vrarë në Zaporizhia

Mbi 350 mijë konsumatorë në rajonin e Dnipropetrovskit në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës…

13 minutes ago

Marta Kos i kërkon Greqisë mbështetje për zgjerimin e BE-së, Shqipëria synon përmbylljen e negociatave

Në Athinë, Marta Kos e renditi Shqipërinë mes katër vendeve më të përparuara në rrugën drejt anëtarësimit dhe tha se…

16 minutes ago

Martin Berishaj nuk propozohet për një mandat tjetër në Kroaci, në vend të tij synohet Hasnije Ilazi

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk do të jetë në këtë pozitë edhe për një mandat. Ministri i…

17 minutes ago