lifestyle

Shenjat më me fat për këtë javë sipas Meri Shehut

Si çdo të hënë, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar astrologia e njohur, Meri Shehu, e cila ka treguar se kjo javë do të jetë pak e vështirë kur vjen puna tek çështjet erotike.

“Kemi një lidhje planetare të vështirë në çështjet erotike sepse Afërdita në Peshore bënë një katërkëndësh të vështirë me Plutonin në Bricjap, kështu që pasioni, dashuria, xhelozia do jenë aty. Por shyqyr që do jenë, sepse dhe ato tregojnë që jemi gjallë. Pra, kemi interesa të forta” – përfundon Shehu, përpara se të nis me shpjegimin e shenjave në detaje.

Dashi (4 yje)

Dashët ndahen nga një dashuri e vjetër dhe futen në një dashuri të re. Romancë, pasion, natë pasionante, tradhtira, por që janë të bukura. Këto tre ditë bëhet loja dhe vendosim çfarë do mbajmë këtë vit, çfarë do shtyjmë për vitin tjetër, por gjithë loja luhet në aspektin erotik dhe ekonomik për Dashët.

Demi (2 yje)

Demët do kenë kujdes në marrëdhëniet erotike në punë ose në investimet që do bëjnë me punën sepse kjo javë mund të premtojë shumë, por nuk del atje ku duhet. Pra, nuk ju jep atë investim të mirë që kërkojnë  ose atë qetësi shpirtërore në lidhje me punën dhe me shëndetin.

Binjakët (1 yll)

Janë me 1 yll sepse janë të vetmit që do ta përjetojnë dashurinë shumë në vështirësi. Do tradhtohen, do tradhtojnë, por edhe një problem ligjor sikur shkon edhe vjen, e nuk është aq pozitiv këtë javë për Binjakët dhe nuk i lë të qetë. Ose ndonjë udhëtim nuk shkon ashtu siç duhet, nuk bëhet takimi i duhur.

Gaforrja (3 yje)

Gaforret janë të favorizuara, por do kenë kujdes sepse do marrin pjesë direkt në kundërshtimin Afërditë në Peshore me Plutonin në Bricjap. Kujdes në çift, kujdes në marrëdhëniet familjare, por do investojnë shumë bukur në një marrëdhënie të ngrohtë familjare dhe do ngrohen, do ndezin atë zjarrin e tyre pasionant, qoftë edhe me erotizëm.

Luani (4 yje)

Pas shumë kohësh Luanët, e rimarrin veten sepse janë futur shumë planetë në Shigjetar dhe do udhëtojnë, do komunikojnë e do ndihen më të çliruar psikologjikisht. Do t’i shpëtojnë problematikave në çift dhe do fillojnë marrëdhënie e lidhje të reja pozitive.

Virgjëresha (4 yje)

Do shpenzojnë shumë para Virgjëreshat, por do t’i shpenzojnë për kauza të bukura, do blejnë gjëra të shtrenjta. Ndoshta do të investojnë edhe në dashuri më shumë, por do dalin, do gëzojnë dhe do shijojnë. Megjithatë, nga lekët mund të ngelen pak trokë kësaj radhe, por s’ka rëndësi, lekët shkojnë e vijnë.

Peshorja (5 yje)

E meritojnë! Kanë Afërditën në shenjën e tyre, kanë kaluar dallgë e tallaze, por besoj që lajmet dhe udhëtimet do t’i kenë të mira dhe do të sqarohen në jetën erotike njëherë e përgjithmonë nga një marrëdhënie e vështirë ose nga një përjetim i vështirë, që ka ndier si një lloj tradhtie. Por, besoj që nuk do jetë tradhti, do jetë ndonjë gjë tjetër.

Akrepi (4 yje)

Dalin më të çliruar Akrepët se shumë planetë në Shigjetar ju japin çlirim ekonomik, më pavarësi, më iniciative për të udhëtuar dhe për të kontaktuar e për të shpenzuar. Në dashuri ka një prapaskenë të fuqishme, por unë besoj se do ta kapërcejnë me sukses, megjithëse mund të ketë edhe ndonjë skandal të vogël, por nuk është i vështirë aq sa për t’u marrë në konsideratë.

Shigjetari (5 yje)

Është momenti i tyre! Është futur Dielli në Shigjetar, është Marsi në Shigjetar, Mërkuri në Shigjetar dhe më në fund Shigjetarët do çlirohen nga problematikat. Një tradhti në shoqëri ose në një marrëdhënie erotike, kujdes mos ta bëjnë vetë Shigjetarët sepse janë të prirur ta bëjnë vetë, por besoj se do ta kapërcejnë me sukses.

Bricjapi (2 yje)

Janë një nga shenjat që dhe këta do marrin pjesë në këto tradhtitë e fundvitit edhe të fundmuajit, por besoj që le të tradhtojë edhe njëherë Bricjapi, pra le të bëhet nami. Sepse s’para futen në këto ujëra të ngatërruara, por të bëhet nami s’ka gjë, do ua falim.

Ujori (4 yje)

Janë me shumë planetë në Shigjetarë që do t’i ndihmojnë jashtë mase Ujorët në këtë periudhë. Të ecin, të komunikojnë, të udhëtojnë, të planifikojnë pushime dhe besoj se edhe në jetën erotike do kenë komunikime me jashtë vendit më shumë sesa me brenda vendit.

Peshqit (2 yje)

Patë një Nëntor shumët të mirë, u kemi dhënë nga 5 yje. Besoj se tashmë do kenë më shumë interes  për çështjet e karrierës dhe besoj se me karrierën do jenë ata që do luftojnë më shumë, por do jenë në luftë e sipër për punën.

të fundit

FOTO/ Dua Lipa ndan momente të veçanta nga udhëtimi në Paris me të fejuarin e saj Calum Turner: Një javë perfekte

Dua Lipa publikoi në rrjetet e saj sociale foto nga udhëtimi në Paris me partnerin e saj, Calum Turner dhe…

10 minutes ago

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici që iu përgjigj me armë autorëve

Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme (1…

20 minutes ago

Klodi: Po të doja lojë çiftesh do të bëhesha bashkë me Elijonën

Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihaj, ka folur rreth lojërave brenda shtëpisë më të madhe në vend.…

43 minutes ago

Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, reagon Ambasada amerikane: Minon partneritetin SHBA-Kosovë

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe është “në…

46 minutes ago

“Zëri ynë ka tronditur nga themelet regjimin”, Berisha: Rama, sot më i diskredituar se kurrë! 10 shkurti dita tjetër e kryengritjes sonë

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në foltoren e radhës me demokratët përpara Kryeministrisë. Berisha shprehu mirënjohjen e tij për…

1 hour ago

Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete sociale: Kapitull i ri, ju dua

Këngëtari nga Peja, Gjesti, është rikthyer pas një kohe të gjatë edhe në rrjete sociale. Ai ka postuar një fotografi,…

1 hour ago