lifestyle

“Shenja që duhet të ruhet nga thashethemet”, Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit të kësaj jave

Meri Shehu: Kjo është një javë akoma më ekspresive dhe më energjike sepse shumë planetë futen në Shigjetar, është edhe Hëna e re në Shigjetar, pra më zjarr se kaq nuk ka kështu që jepi zjarr e jepi zjarr se diku do shkojmë. Jupiteri kthehet në rrugën e tij të drejtë se është i kundërt kështu që dhe Jupiteri jep dhuratat e tij në mënyrë spektakolare. Është në Peshk tashmë, le ta dinë të gjithë që është në Peshk dhe dhuratat i jep për Gaforret, Akrepët, Peshqit në mënyrën më të drejtpërdrejtë.

Dashi – 4 yje

Të lidhura

None found

Si shenjë e zjarrit, Hëna e re, Mërkuri dhe Afërdita në Shigjetar, ndryshojnë jetë, kah, drejtim. Fillojnë erëra të këndshme për Dashët kështu që një ndryshim i madh për ta do të thotë një javë e mirë, e këndshme.

Demi – 2 yje

Merret akoma me çështjet ekonomike, janë pak të pasigurt në jetën personale dhe do jetë ekonomia që do japë më shumë avantazhe. Kanë edhe ndjenjën e dashurisë, por tek ekonomia do bëjnë një fillim të ri dhe gjithmonë në ekonomi, një fillim i ri për Demët është pak i vështirë.

Binjakët – 1 yll

Shumë planetë në Shigjetar në kundërshtim me Binjakët i takon që ata duhet të bashkëpunojnë shumë me të tjerët, të njihen, të komunikojnë shumë me të tjerët, t’i japin më shumë marrëdhënieve, të kenë kontakte dhe bashkëpunime, por nëse do duan edhe një karrierë të fuqishme, mund ta bëjnë, por në bashkëpunim, jo vetëm.

Gaforrja – 3 yje

Shenjë uji që merr drejtim shumë të mirë nga Jupiteri në shenjën e Peshqve. Çdo gjë me jashtë, kontaktet hapen, çështjet ligjore, marrëdhëniet, dashuritë, ekspresionet, por do marrë rëndësi edhe puna. Çfarëdo që të ndodhë, puna do marrë stafetën ose duhet të jetë në qendër të vëmendjes.

Luani – 4 yje

Është ndër shenjat e zjarrit që me Shigjetarin merr shumë energji pozitive kështu që një dashuri, erotizëm i paparë i Luanëve. Do shikojmë që Luanët do festojnë mirë këtë fund muaji Nëntor dhe do ndihen të kënaqur.

Virgjëresha – 3 yje

Do merren me shtëpinë, me pronat , me pasuritë, ndonjë zhvendosje, komunikim, bashkëjetesë. Do jetë shtëpia, tabani, pasuria e patundshme dhe marrëdhëniet në familje që do i bëjnë të ndihen më mirë. Energjia e tyre mbetet brenda një ambienti të caktuar.

Peshorja – 3 yje

Do kenë shumë takime, kontakte, biseda, lëvizje, zhvendosje, informacione, do jetë një nga javët më të vrullshme. Diçka do ndryshojë në jetën e Peshoreve, do ndryshojë diçka shumë e madhe dhe për ta.

Akrepi – 4 yje

Jupiteri në Peshk kthehet në pozicion të drejtë i jep dashuri, projekte, ëndrra, famë, para, shumë gjëra. Shumë planetë dhe data 23, Hëna e re në Shigjetar, i jep mundësi të re ekonomike.

Shigjetari – 5 yje

Mërkuri, Afërdita, Hëna e re dhe Dielli në shenjën e tyre bëjnë një stelium shumë të fuqishëm dhe ndriçon e rrezaton energji. Do kenë shumë çështje personale dhe lajme të fuqishme në jetën e tyre.

Bricjapi – 2 yje

Fillojnë prapaskenat, marrëdhëniet, lëvizjet e fshehta, paqartësitë. Çdo gjë bëhet në prapaskenë dhe kur ndodh kështu, nuk kemi sigurinë që gjërat do shkojnë mirë. Muaji tjetër do jetë i favorshëm për Bricjapët, por për momentin duhet të ruhen nga thashethemet.

Ujori – 3 yje

Shumë planetë në Shigjetar i japin famë, mundësi, energji, plane, shoqëri dhe mbështetje nga miq e shokë. Është një nga periudhat që ata do dalin, do argëtohen më shumë dhe do kenë mundësi të mira dhe projekte të bukura jashtë vendit.

Peshqit – 3 yje

Megjithëse Jupiteri kthehet në rrugën e tij të drejtë dhe i jep Peshqve gjithë dhuratat që s’ua ka dhënë deri tani dhe deri në mes të Dhjetorit ua kompenson, por kjo shenjë do merret shumë me kontaktet me njerëzit në pushtet në lidhje me punën, eprorë, çështje karriere ku do kenë shumë lëvizshmëri. Mund të mos kenë stabilitet, por do kenë shumë lëvizje, do shpenzojnë energji dhe do ta kenë mirë me njerëzit që kanë pushtet. Do kenë diskutime që duan t’i finalizojnë, lëvizje, jo stabilitet, këtë do ta shikojmë.

të fundit

VIDEO/ Arijon Ibrahimovic shkëlqen me një asist perfekt në Gjermani

Augsburg - Freiburg Augsburg është duke fituar përballë Freiburg, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të të Bundesliga-s gjermane [...]Read…

55 seconds ago

Turqia dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

Turqia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, me qëllim forcimin…

4 minutes ago

Të rinjtë zhvendosën protestën te Kryeministria, policia pengon grupet e xhirimit të mediave të ndjekin protestuesit te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Policia ka ndaluar grupet e xhirimit të mediave që tentuan të futen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe është…

5 minutes ago

Barcelona synon Andrea Cambiason, Juventusi kërkon 40 milionë euro

Barcelona po përgatit një ofertë prej 25 milionë eurosh për transferimin e Andrea Cambiasos nga Juventusi, pasi trajneri Hansi Flick…

7 minutes ago

ShSKUK nis procedurën për suspendimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të…

8 minutes ago

Kriza financiare rëndohet te Marseille, futbollistët kundërshtojnë uljen e pagave

Skuadra e Marseille raportohet se ka refuzuar kërkesën e re të drejtuesve të klubit për uljen e pagave, në një…

25 minutes ago