Ndonjëherë, pavarësisht se çfarë bëni, humbja e peshës është një betejë e humbur. Por, nëse nuk e keni gjetur arsyen pse, këtë jua tregon albeu.com.
Shkak mund të jetë metabolizmi i ngadaltë, që pengon aftësinë e trupit për të djegur kalori.
Tre zakonet që shkaktojnë ngadalësim të metabolizmit janë:
Ngrënia në orët e “këqija”
Kur e lini stomakun bosh për shumë orë dhe nuk keni një plan diete nga njëra anë ka më shumë gjasa të keni më pak energji dhe nga ana tjetër ka më shumë të ngjarë të bëheni obezë ose të shtoni peshë. Sipas studimeve shkencore, kur hani rregullisht, ose nëse është e mundur kur konsumoni vaktet tuaja në të njëjtën kohë çdo ditë, ju ndihmoni trupin tuaj të digjet më shumë, por gjithashtu të mos i nënshtrohet parregullsive të pashëndetshme dhe të shtoni peshë.
Nuk flini mjaftueshëm
Gjumi i papërshtatshëm dhe i keq bën shumë dëm për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Kur flini mjaftueshëm keni më shumë energji dhe jeni më aktiv, ndërkohë që nuk konsumoni ushqim shtesë. Anasjelltas, kur jeni të lodhur sepse nuk keni fjetur mjaftueshëm ose keni fjetur dobët, atëherë metabolizmi juaj bëhet më i ngadalshëm.
Jeni të dehidratuar
Marrja e pamjaftueshme e ujit dhe lëngjeve çon në dehidratimin e trupit, i cili nga ana tjetër shkakton një ngadalësim të metabolizmit dhe djegie të më pak kalorive. Për të parandaluar dehidratimin, pini të paktën 2 litra ujë në ditë dhe hani shumë fruta dhe perime që janë gjithashtu të pasura me ujë./albeu.com
Një vatër e re zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë të Sarandës. Flakët janë përhapur me shpejtësi…
Më shumë kohë u duhet të hyjnë dhe të sistemohen në sallë, sesa të konstatojnë atë që prej kohësh është…
Në pjesën jugperëndimore të Tiranës do të ndërtohet një rrugë e re me gjatësi 22 km. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka…
Një zjarr i egër ka shpërthyer sot në juglindje të Athinës, duke shkatërruar shtëpi pushimi dhe toka pyjore. i zjarrit…
Cristiano Ronaldo bëri bujë të enjten kur u konfirmua se ai kishte zgjatur kontratën e tij me gjigantët e Ligës…
Rita Ora ka folur hapur për vitet e saj të “vështira” si adoleshente, kur jeta e saj “u shemb” pasi…