Categories: shëndetësi

Vaksina e personalizuar mRNA redukton me 42% rrezikun e rikthimit të melanomës

Një vaksinë kundër kancerit, e ndërtuar mbi teknologjinë mRNA, ka dhënë rezultate inkurajuese te pacientët me melanomë. Të dhënat nga një provë klinike e fazës së avancuar tregojnë se personat që morën vaksinën në kombinim me Keytruda kishin 42% më pak gjasa për rikthim të sëmundjes pas ndërhyrjes kirurgjikale ose për vdekje, krahasuar me pacientët që trajtoheshin vetëm me Keytruda.

Preparati, i njohur si “intismeran autogene”, po zhvillohet nga Merck dhe Moderna. Rezultatet pritet të bëhen publike në Madrid, gjatë një takimi të Shoqatës Evropiane për Onkologjinë Mjekësore, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Të lidhura

None found

Merck dhe Moderna kanë njoftuar se po zhvillojnë komunikime me autoritetet rregullatore, çka tregon se aplikimi për autorizim në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) mund të dorëzohet së shpejti. E njëjta teknologji po shqyrtohet edhe për kancerin e mushkërive dhe atë të pankreasit.

“Është diçka që nuk e kemi parë më parë, si për nga efektiviteti që ka dëshmuar, ashtu edhe për mënyrën se si funksionon”, deklaroi për CNN dr. Michael Postow, i cili drejton shërbimin e trajtimit të melanomës në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering.

Vaksina bazohet në të njëjtën teknologji mRNA që përdor vaksina e Modernës kundër COVID-19, por në këtë rast qëllimi është aktivizimi i sistemit imunitar kundër qelizave tumorale.

Formulimi përgatitet veçmas për çdo pacient, duke u mbështetur në karakteristikat gjenetike të tumorit. Pas heqjes së tumorit, mostra analizohet për të identifikuar shënuesit që mund të shkaktojnë reagimin më të fuqishëm imunitar, mbi bazën e të cilëve krijohet vaksina.

Kjo terapi synon të forcojë veprimin e Keytruda-s, medikament që ndihmon sistemin imunitar të dallojë dhe të sulmojë qelizat kancerogjene.

Mes pjesëmarrësve në studim është edhe Beth Ryzyk, 59 vjeçe, së cilës në dhjetor të vitit 2023 iu diagnostikua melanoma në stadin IIIC. Tumori ishte përhapur në nyjat limfatike, duke e vendosur atë përballë një rreziku më të madh të rikthimit të sëmundjes pas operacionit.

Ryzyk dhe 1.136 pjesëmarrësit e tjerë nuk janë në dijeni nëse kanë marrë vaksinën eksperimentale apo një placebo, pasi të gjithë janë trajtuar edhe me Keytruda-n.

Ajo mendon se mund të ketë marrë vaksinën, sepse pas trajtimeve përjetoi gjendje jo të mirë shëndetësore dhe simptoma të ngjashme me gripin.

Më shumë se një vit pas përfundimit të trajtimit në kuadër të provës klinike, Ryzyk nuk shfaq shenja të kancerit.

“Jam mirë, ndonjëherë edhe e harroj atë që kam kaluar. Gjithmonë e ke diku në mendje, por ata po më mbikëqyrin”, tha ajo për CNN.

Vlerësimi i rezultateve është bërë pas një periudhe mesatare prej rreth dy vjetësh nga trajtimi. Studimi do të vijojë për të përcaktuar nëse efekti mbetet i qëndrueshëm dhe nëse terapia ndikon në zgjatjen e jetës së pacientëve.

Kompani kanë paralajmëruar se është ende herët për të nxjerrë një përfundim mbi mbijetesën e përgjithshme, edhe pse të dhënat e deritanishme kanë shfaqur një prirje pozitive.

Rezultatet kanë ndikuar edhe në tregjet financiare. Aksionet e Modernës ranë me 18% të enjten, ndërsa ato të Merck-ut pësuan një rënie prej 1,8%.

Analistët theksuan se të dhënat e fundit nuk ishin po aq të fuqishme sa rezultatet e një studimi më të hershëm dhe më të vogël. Megjithatë, një analist i RBC Capital Markets tha se FDA-ja mund ta miratojë trajtimin vitin e ardhshëm.

Investitorët presin që teknologjia mRNA të dëshmojë efektivitet edhe ndaj formave të tjera të kancerit. Në gusht, pas njoftimit për suksesin e provës klinike, aksionet e Modernës u rritën më shumë se dyfish. Edhe pas rënies së fundit, vlera e tyre mbetej mbi 500% më e lartë që nga fillimi i vitit.

Ryzyk shpreson që trajtimi të jetë i qasshëm për pacientët e tjerë dhe që kostoja të mos bëhet pengesë për përdorimin e tij.

Pas përfundimit të terapisë, ajo i është rikthyer rutinës së përditshme dhe udhëtimeve me bashkëshortin.

“Mund të vendosim të nisemi kur të duam. Prandaj, po udhëtojmë”, tha ajo. /Klankosova.tv

të fundit

Anna Strolenberg rejects claims that Albanians protesting will be barred from entering the EU: The warning is false

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar ndaj paralajmërimeve që, sipas saj, u janë bërë qytetarëve shqiptarë lidhur me pjesëmarrjen në protestat…

4 minutes ago

Adea Pirdeni appointed minister of public administration

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministres, Adea Prirdeni nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Begaj…

4 minutes ago

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë ndryshimet e buxhetit për vitin 2026

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 11:00. Kuvendi bëri të ditur edhe rendin e ditës në…

5 minutes ago

Mass shooting in Jordan / Gunfire during a funeral ceremony leaves 10 dead at a church in Karak

Lindja e Mesme përballet me një tjetër valë tensionesh dhe dhune. [...] Read More... The post Masakër në Jordani/ Të…

5 minutes ago

Gani Geci del nga paraburgimi pas intervistimit në Prokurori

Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit…

5 minutes ago

Macron seeks return to order as France braces for another weekend of protests

Franca po përgatitet për një fundjavë të re protestash në vazhdën e akteve më të rënda të dhunës urbane të…

5 minutes ago