Uji luan një rol kyç në organizmin e njeriut, pasi rreth 60% e trupit përbëhët nga kjo substancë. Në morinë e njerëzve që shqetësohen për peshën e tyre, janë edhe ata që përjetojnë ndjesinë e fryrjes dhe rëndesës. Fryrja e trupit mund të shkaktohet edhe nga sasia e tepërt e ujit që ndodhet në trupin tuaj. Megjithëse në pamje të parë duket si diçka e pa rrezikshme fryrja e trupit nga uji mund të jetë serioze. Njihet si shenjë anësore e sëmundjes së edemës, problemeve të zemrës, mëlçisë apo veshkës. Tek femrat kjo ndjesi rëndesë shfaqet shumë gjatë dhe pas shtatzanisë.
Më poshtë ju sjellim disa këshilla se si të ulni nivelin e tepërt të lëngjeve në trup:
Menaxhoni sasinë e kripës
Kripa, një nga mineralet që merrni vazhdimisht çdo ditë është edhe një nga elektrolitet më të zakonshme në trupin e njeriut. Kjo substancë luan një rol kryesor në nivelin e hidratimit të trupit.
Nëse niveli i kripës në trup është shumë i lartë apo shumë i ulët, kjo do të ndikojë në çekuilibrimin e lëngjeve që ndodhen në trup. Sasitë e mëdha të kripës që zakonisht përfitohen nga ushqimet e konservuara dhe të shpejta mund të rrisin nivelin e ujit.
Merni sasi të mëdha magnezi
Magnezi është një tjetër element kyç në formimin e elektroliteve dhe mineraleve. Është një nga suplementët që mund të rrisë performancën tuaj në jetën e përditëshme. Ju mund ta merni atë si suplement të veçantë ose të konsumoni ushqime të pasura me magnesium si: spinaqi, lakra, brokoli, banania, arrat, fasulet, orizi, gruri.
Konsumoni më shumë ujë
Hidratatimi i mirë ju ndihmon në pakësimin e lëngjeve të tepërta në trup. Lëngjet e tepërta kanë tendencë të formohen më shumë në trupat e dehidratuar. Në mungesë ujit, trupi juaj do të fillojë të magazinojë të gjitha lëngjet për të siguruar funksionim normal të tij. Sigurohuni të merrni një sasi optimale uji çdo ditë pasi është një faktor kyç në funksionimin e mirë edhe të organeve të tjerë.
Konsumoni ushqime të shëndetëshme
Ka disa ushqime të cilat përmbajnë sasi të mëdha uji dhe duhet t’i konsumoni patjetër. Kaliumi është një nga mineralet më të pasura me ujë.
Ushqimet që kanë sasi të mëdha kaliumi mund të ndihmojnë në balancimin e nivelit të kripës në trup e cila stimulon nxjerrjen jashtë të lëngjeve.
Konsumoni shumë banane, kos dhe produkte bulmeti pasi janë të pasura me kalium, gjithsesi kujdes me sasinë e kripës. Ushqime të tjera që stimulojnë çlirimin e trupit nga ujrat e tepërta janë hudhra apo majdanozi.
Sigurohuni të hiqni dorë nga ushqimet me sasi të mëdha karbohidratesh dhe nga konsumimi i tepërt i kafes.
DASHI Qielli dëshiron që ju të jeni protagonist. Më në fund po rizbuloni energjinë që ju ka munguar javët e…
Gazetari Andi Tela debatoi me sipërmarrësin Dritan Gremi të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për deklaratën që…
Duket si qesharake, por festimi i Rey Manajt që shënoi mbërmjen e madhe dhe historike të 11 tetorit përballë Serbisë,…
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, duke vazhduar kështu me shpresa për Kampionatin Botëror të…
Ish-bashkëshortja e Justin Trudeau, Sophie, ka ndarë një mesazh reflektiv në rrjetet sociale, mbi artin e “heqjes dorë” nga dashurisë,…
Gazetarja Anila Hoxha në studion e "Top Story" foli për kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK dhe pse…